3 të dënuar dalin nga “41-bis”, Emiljano Shullazi dhe 3 të tjerë do të qëndrojnë deri në 2020 me kërkesë të SPAK

Tiranë- Blerim Shullazi, Gilmando Dani dhe Endrit Zela tre nga 7 të burgosurit e regjimit “41-bis” kanë lënë këto qeli dhe u tranferuan në regjimin e zakonshëm.

Ministria e Drejtësise ka firmosur transferimin e tyre ndërkohë që me kërkesë të SPAK në “41-bis” do të qëndrojnë dhe për një vit Emiliano Shullazi dhe tre të dënuarit të tjerë; Arbjon Aliko, Endrit Qyqja dhe Genci Balla.

Balla është dënuar me 17 vite burg si pjesë e grupit të xhihadistëve për rekrutimin e disa personave dhe për dërgimin e tyre në Siri.

Arbion Aliko u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e efektivit të FNSH-së Ibrahim Basha në Lazarat në qershor të vitit 2015.

Ndërsa Emiliano Shullazi dhe Endrit Qyqja janë dënuar si pjesë e një grupi kriminal.

Qelitë e “41-bis” synojnë izolimin terësisht të të bugosurve  të rrezikshëm dhe ndalimin e kontakteve me organizata kriminale./sosnews.al

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here