Pazaret e Ndraghetas në Tiranë për korruptimin e zyrtarëve të lartë të shtetit për palate, tendera e pastrim parash (1 mijë faqe përgjime)

Un fermo immagine tratto da un video della DIA di Catanzaro, 21 gennaio 2021: E' in corso su tutto il territorio nazionale un'operazione contro la 'ndrangheta, coordinata dalla Procura Distrettuale di Catanzaro, denominata "Basso profilo", che vede impegnati duecento donne e uomini della Direzione Investigativa Antimafia e centosettanta unità tra Polizia di Stato, Arma dei Carabinieri e Guardia di Finanza con il supporto di quattro unità cinofile e un elicottero. I dettagli saranno forniti in una conferenza stampa che si terrà alle 10:30, a Catanzaro, nella sede della Corte d'Appello, cui parteciperanno il Procuratore della Repubblica di Catanzaro, Nicola Gratteri, e il Direttore della Dia, Maurizio Vallone. ANSA/DIA EDITORIAL USE ONLY NO SALES

Pazaret e Ndraghetas në Tiranë për korruptimin e zyrtarëve të lartë të shtetit për palate, tendera e pastrim parash.

Përgjimet e Antimafias italiane kanë nxjerrë në pah pazaret që personazhe të krimit në shtetin fqinj bëjnë për të fituar leje ndërtimi në Tiranë.

Antimafia e Katanzaros në Itali ka goditur tri ditë më parë një grup mafioz në Itali ndërsa përgjimet telefonike të personave në hetim kanë zbardhur ryshfetet që përfaqësuesit e klaneve kriminale kanë dhënë për të përfituar leje ndërtimi në Tiranë.

Operacioni, i cili dërgoi në pranga edhe shtatë shqiptarë, ka nxjerrë në pah edhe implikimin e një ish-polici italian i cili merr përsipër të ndërhyjë për përfitimin e lejeve të ndërtimit dhe koncesioneve në Shqipëri përmes lidhjeve që thotë se ka në disa ministri dhe në administratën shtetërore në Tiranë.

Ish-nëntenenti i Guardia di Finanza Italiane që kishte lidhje në Shqipëri është arrestuar ndërsa janë nën hetim disa politikanë kalabrezë me interesa sipërmarrje në Shqipëri si dhe një europarlamentar.

Përgjimet kanë zbuluar aferën e invetimeve për ndërtimin e një gradaçele shumëkatëshe në Tiranë me kusht pagesën e 20% të kuotës për të fituar lejen.

Mes bisedave të përgjuara janë ato ku sipërmarrësit Antonio Gallo dhe Antionio Speziali flasin me avokatin Claudio Larussa, përfaqësues i politikanëve Tomaso e Saverio Brutto.

Biseduesit aludojnë lidhjet me një person mjaft pranë kryetarit të bashkisë së Tiranës ndërkohë që vetë Claudio Larusa pohon se ka takuar me e kryetarin e Bashkisë së Tiranës, ku çmimet e shitjes për një metër katror shkojnë deri në 2-3 mijë euro në qendër të qytetit në zonën pranë Pallatit të Kulturës.

Pjesë nga biseda e datës  28 tetor 2017 ora 9.24 min e 37 sec

Në kokën e faqes numër 618  shkruhet:  “Gallo (Antonio) i shpjegon Spezialit, Larussa, e Brutti, mënyrën e veprimit në Shqipëri, për të marrë tendera në sektorin publik duke aluduar qartë ryshfetet.

Gallo: Ai është shqiptar është President i këtij grupi atje në Shqipëri.

Speziali: Dhe në spitale mund të punohet…

Gallo: Nuk e di por ai është President i Sol në Shqipëri, të gjithtë spitalet, është pranë Kryeministrit, pranë Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, është një njeri i rëndësishëm..

Speziali: Ka shkuar Claudio (Larussa) atje me kryetarin e Bashkisë së Tiranës..

Gallo: Po ka shkuar.

Brutto: Si një muaj… një muaj

Speziali: Më thuaj, në Shqipëri, unë vërtet i kam impiantet por jam pak skeptik ti çoj… nëse i marrim e t’i çoj është mirë për mua… por jo që të ma hedhin… duhet dërguar personi i duhur.

(Flasin për një person me emrin Nik, shtetas shqiptar i identikuar si Besnik Halili burri ish drejtoreshes se Lojrave te Fatit Luneda Sufali)

Gallo: Atëherë kam folur me këtë mikun tim Nik, që më ka thënë se tipi që mori tri licenca për të ndërtuar në Tiranë… ka tri licenca në duar e për 180 milionë që duan, për të bërë ka 10 milionë.

Speziali: Realitet..

Gallo: Kërkojnë financierë më tha… gjejnë  një sipërmarrës që është mirë e banka e financon… mund të bëhen para pasi shiten 4 milionë 5 milionë për metër… gjysma e Tiranës.

Speziali: Apartamentet…

Gallo: Apartamentet. Ky ka në duar tri licenca gradaçelash, ky kostruktori.

Speziali:  4000 euro jo… 2700-2800 euro.

Brutto: Për atë Perëndi….në qendër të Tiranës?

Gallo:  Në gradaçelat e reja shiten 3800-4000 euro për metër katrorë e kosto e di sa është kosto e vërtet? 510 euro.

Speziali: Po nëse e bën diçka luksoze..

Brutto: A a mund të flasim me këtë Nikun?

Gallo: Nëse je në Romë më 9 nëntor vjen… është Presidenti i Grupit Sol në Shqipëri…… i oksigjenit, ka lidhje me spitalet , me Enel, me të gjitha ka lidhje …e ma tha qartë se tenderat duan 20% -shin më tha….. por mund ta paguajnë ata (i referohet Nik).

“Duhet të paguash një person në nivel Ministrie …” Si nëntenenti i GF kreu lidhjet e “Princit” të Ndraghetas me Shqipërinë

Në dosjen hetimore me mbi 1000 faqe mbi të cilën në Itali u ekzekutua më 21 janar 2021 megaoperacioni i antimafias italiane të Katanzaros.Bëhet fjalë për arrestimin e 50 personave, mes tyre edhe 7 shqiptarë të cilët akuzohen si pjesë e kësaj skeme.

Mes personave të vënë në pranga është dhe një ish nëntenent i Guardia di Finanza Italiane që në dosjet thuhet se kishte lidhje me elementë shqiptarë e me njohje e interesa në Shqipëri. Gjithashtu, nga dosja zbulohet se janë nën hetim disa politikanë kalabrezë me interesa sipërmarrje në Shqipëri si dhe europarlamentari Lorenzo Cesa.

Emri i eurodeputetit Lorenzo Cesa që sipas tyre mund të shfrytëzohej për të vendosur lidhje në Shqipërinë për aferat e tyre…

Në dosje janë mbi 266 mijë dialogë përgjime ambientale e telefonike të eksponentë të klaneve mafioze të Ndranghetas kalabreze si “Grande Aracri”, “Arena”, “Buonaventura”e Aracri”, që veprojnë në Crotone, Isola Capo Rizzo, e Cutro, e sipërmarrës, politikanë,  profesionistë e funksionarë publikë.

Nëntenenti i Guardia di Financa që kryente lidhjet e Princit me Shqipërinë

 

Sipas dosjes thuhet se në krye të këtij grupimi kriminal qëndronte sipërmarrësi kalabrez Antonio Gallo i njohur me nofkën “Princi”, me lidhje të ngushtë me të gjithë bosat mafiozë të ndrineve kalabreze të përfshira në këtë operacion e i devotshëm në aferat kriminale të Ndranghetas e me investime në Shqipëri.

Në dokumentet zbardhet se nëntenenti i Guardia di Finanza Ercole D’Alesandro, tashmë në pension i shërbente sipërmarrësit Antonio Gallo me informacione mbi operacionet e policisë italiane, e hetimet e Antimafias duke siguruar një vend pune për djalin e tij në një kompani që Antonio Gallo kishte hapur në Shqipëri.

Ish nëntenenti i Guadia di Finanza premtonte të gjente çelësat e duhur pranë Ministrive shqiptare e  Administratës Publike me qëllin hapjen e aktiviteteve sipërmarrëse.

Aktiviteti sipëmarrës në Shqipëri u interesonte dhe politikanëve e funksionarëve kalabrezë Tomaso Brutto e Saverio Brutto, babë e bir.

Tomaso Brutto është këshilltar në komunën e Cattanzaros e Saverio Brutto këshilltar në komunë Simeri Crichi në provincën e Katanzaros.

Tomaso e Saverio Brutto po përpiqeshin të hapnin në Shqipëri një sipërmarrje tip Brico për tregtimin e matarialeve për parandalimin e aksidenteve me aksione të barabarta mes tyre po që shuma fillestare e investimit do të jepej e tëra nga Antonio Gallo.

Marrëveshja e tyre për investime në Shqipëri do të niste më 14 prill 2017 pas takimit të zhvilluar mes politikanit kalabrez Tomaso Brutto e funksionarit të Guardia di Finanza të Catanzaros Ercole D’Alesandro.

Nga përgjimet e Antimafias, politikani italian Tomasso Brutto ndjehej i siguruar se në këtë aferë ishte ortak dhe financieri Ercole.

Në një tjetër përgjim të Antimafias, në takimin e dytë të zhvilluar mes tyre, më 24 prill 2017, ish-funksionari i Guardia di Finanza Ercole D’Alesandro  siguronte se kishte lidhje të mirë me Shqipërinë e se për të të bërë biznes duhej paguar ryshfete.

“Duhet të paguash e të paguash një person të vetëm e në nivel Ministrie e vetëm tek njëri aman…” thotë ai në këtë bisedë.

Aktiviteti sipërmarrës i tyre në Shqipëri u inaugurua më 22 qershor 2017 e pikë referuese ishte djali i funksionarit të Guardia di Finanza Ercole D’Alesandro.

Në përgjimet e Guardia di Finanza zbardhet dhe emri i një tjetri eksponenti të lartë të politikës kalabreze, Francesco Talarico sekretar rajonal i Partisë UDC (Bashkimi demokristian) e këshilltar i bilancit në rajonin e Kalabrias.

Në një bisedë mes tij dhe financierit Ercole D’Alesandro, flitet për korrupsionin në Shqipëri.

“Korrupsioni është total” thonë në bisedat me njëri-tjetrin, “bëhet biznes pa tendera”.

Në biseda shfaqet dhe emri i eurodeputetit Lorenzo Cesa që sipas tyre mund të shfrytëzohej për të vendosur lidhje në Shqipërinë për aferat e tyre… “mjaft që një ministri në Shqipëri t’i japësh…”

Pozicioni i europarlamentarit Lorenzo Cesa, krijon interesa të mëdha për të investuar në Shqipëri e kryesisht në sektorin e sistemit mjekësor, në klinika, spitale në tregtimin e instrumenteve mjekësore etj.

Investimet në Shqipëri ishin shtrirë dhe në sektorin e ndërtimit.

Përgjime të tjera: “Grataçela…PPP për 30 – 50 vite…” Çfarë u ofroi Niku italianëve në Tiranë

Në mes e këtyre përgjimeve del Nik, shqiptari i cili nga përgjimet është pikë referimi i sipërmarrësit Gallo në Shqipëri. Ai duket se është njohës i mirë i sektorit të ndërtimit dhe të mënyrës si funksionojnë tenderat në Shqipëri.

Përgjimet i përkasin datës 19 shkurt 2018. Në këtë kohë sipërmarrësit Antonio Gallo, Saverio Brutto ndodhen në Shqipëri. Ndërkohë në bisedën e përgjuar të datës 29 nentor 2017 Gallo i tregon avokatit të tij Claudio Larussa për Nikun.

Faqja 643 përgjimi datë 19/02/2018 ore 14.40 kohëzgjatja 2 minuta. 

Vendndodhja Shqipëri.

Biseda është mes Antonio Gallo sipërmarrës, Saverio Brutto sipërmarrës e politikan kalabrez e shqiptarit NIK.

Nik: Çemento… ai merret me ndërtim?

Saverio Brutto: Po..

Antonio Gallo: Po e bën CALME cemento (i referohet sipërmarrësit Antonio Speziali)… Merr tenera… është një i fuqishëm… kur do vish në Romë ti?

Nik: Punime bën?  Apo..

Antonio Gallo: Prodhon e bën punime…

Nik: Në kuptimin që a bën autostrada..

Antonio Gallo: I bën të dyja…

Nik: Apo shet vetëm materiale?

Antonio Gallo: Shet materiale

Saverio Brutto: Shet materiale

Antonio Gallo: E ndërton gjithashtu..

Nik: Nëse shet vetëm materiale nuk di sa hapësirë mund të gjej e them, se janë dy tre fabrika çemento këtu që kanë esksluzivitetin se kujt t’i shesin, kanë bërë një monopol… kanë gurore… i kanë ata..

Saverio Brutto: I pashë sot… çfarë rastësie… kur po uleshim me avion pashë dy gurore të mëdha…

Nik: …Dhjetë gurore… por nuk është e thënë se nuk bëhet…

Nik:…Njëri mund të merret me çemento…. tjetri me guroren meqë janë keq… sillet impianti… e bëhesh pjesëtar… por nëse ai ka aftësitë e garat… në sensin pra që bën punime me çelësa në dorë… atëherë është më mirë … pasi arrihet vërtetë… rrugët.. punoni bashkë…

Antonio Gallo:: Bën dhe këtë…. herës tjetër kur të vijmë…

Nik: Nja dy tendera…

Antonio Gallo: Janë? Kur skadojnë?

Nik: Duhet të dalin tani 60-100 milionë euro…. varet se në çfarë gjëndje je me financimet..

Antonio Gallo: Po këta janë mirë..

Nik: … Nëse janë mirë ka gjë tjetër për të bërë..

Antonio Gallo: Grataçelat më the…

Nik: Po si grataçelat dhe dy koncesione… një e bënë … duhet të bëjnë një tjetër PPP… autostrade… koncesione për 30 vite 50 vite…

Antonio Gallo:… Jo po është një tjetër mik që…

Antonio Gallo: … Janë disa persona… është një mik që ka fonde ( me qëllim investimi Larussa -Gallo në Shqipëri)

Saverio Brutto:… Çfarë ka?

Antonio Gallo: Fonde…

Datë 19 shkurt 2018, ora 14.42. biseda kohëzgjatja 5 minuta. faqja 643

Sipërmarrësit Antonio Gallo, Saverio Brutto e Nik gjënden në Shqipëri.

Nik: Grateçela…. materialet e ndërtimit jua jap unë … kushtojnë 10 milionë… 10 milionë e më jep dy kate e lahemi kështu.

Nik: merren dy kate në një gratacelë e shiten pas dy o tre vitesh… me dyfishin e shumës… varet sa personi është…

Antonio Gallo: I fortë….

Nik: Varet sa garanci financiare ka brenda…

Antonio Gallo pyet Nik nëse është më mirë të kenë një figurë mashkulli o femre..

Nik: Eshtë më mirë një femër që ka atributetet… e rrëfen episodon e nëj gruaje që i ka kërkuar punë..

Antonio Gallo: Sa është rruga mujore ?

Nik: 400-500 euro në muaj për një djalë të ri e që varet dhe nga përqindjet..

Së bashku llogarisin shpenzimet mujore me një qera 2000 euro për të fituar 30 000 në muaj.

Biseda datë 29 nëntor 2017 ora 18.08.33 kohëzgjatja 5 minuta.09

Vendodhja në Romë
Bashkëbiseduesit avokati Claudio Larussa e sipërmarrësi Antonio Gallo.

Objekt i bisedës hetimet e Guardia di Finanza ndaj bizneseve të Antonio Gallo. Nga minuta 3.10 biseda përqëndrohet tek bizneset në Shqipëri dhe flet dhe për Nik.

Antonio Gallo: … E kjo është në rregull… Në Shqipëri si po ecën?

Claudio Larussa: …Nuk mundëm të flisnim në kohë me këtë… isha vetëm…

Antonio Gallo: Por të mora kur isha … po ti nuk m’u përgjigje…

Claudio Larussa: Eh por nuk arritëm në kohë… bëm gjithçka… herës tjetër që do të shkojmë do të marrim në telefon e do  takojmë…. është i mirë ky… (i referohet NIK shqiptarit)..

Antonio Gallo:… Po të thashë … ka kompaninë e pestë në Itali Fumagalli Sol ( Sol group)…. atë të oksigjeni…  nuk është një leckaman…

Claudio Larussa: E ai është Presidenti?

Antonio Gallo: I Grupit Shqipëria, furnizon Shqipërinë, Mqedoninë… është President i gjithë grupit jo administrator…

Claudio Larussa: E ka raporte ka raporte…

Antonio Gallo: Me kryetarin e Bashkisë dhe me qeverinë…

Claudio Larussa: e ti tani kur do të shkosh?

Antonio Gallo: Në janar dua të shkoj… jo më parë …në janar them..

Claudio Larussa: Në janar flitet tani,..

Antonio Gallo:…po

Claudio Larussa: Edhe për mua … nuk ja dal dot tani… koha fluturon .. jemi afër krishtlindjeve…

……

Antonio Gallo: Unë i kam shpjegur Toto (i referehet Antonino Speziali sipërmarrës ) se kemi folur me NIK e më ka shpjeguar një seri situatash… në Tiranë ka një problem të thellë… janë disa sipërmarrës të fuqishëm që kanë licencë për të ndërtuar grataçela në qëndër… e banka nuk i financon më…. e nuk kanë të gjithë likuiditetin për të ndërtuar e kërkojnë ortakë për të bërë këtë operacion… atje merren katër, pesë mijë euro për emër …ose gjashtë mijë….

Claudio Larussa…. Interesante kjo…

Antonio Gallo: Nik më tha… e Saverio (Saverio Brutto) dëshiroj të investoj, kërkon të hyjë në ortakeri…

Claudio Larussa: Jo duhet të bëjmë një fond.. një Fond siç e kam unë …..

Eurodeputeti italian ndërhyn për tendera e koncesionet e mafias në Tiranë

Europarlamentari Lorenzo Cesa ka dalë në skenë në përgjimet e antimafias italiane si personi që koordinon ndërhyrjet e nevojshme në Tiranë me qëllim garantimin e tenderave, koncecioneve dhe lejeve të ndërtimit për grupet kriminale të goditura nga operacioni i fundit në Itali. Protagonist i bisedave të zhvilluara është edhe sipërmarrësi Antonio Gallo i cili flet për dhënien e rryshfetit në masën 20 për qind për lejet e ndërtimit në Tiranë.

Europarlamentari Lorenzo Cesa, njëherësh sekretar i Partisë së Bashkimit të Demokristianëve italianë UDC i akuzuar për bashkëpunim kriminal e favorizim të klaneve mafioze të Ndranghetas shfaqet në hetimet e Antimafias italiane si njeriu kyç që do të krijonte lidhjet me qeverinë shqiptare për të favorizuar investimet e sipërmarrësve mafiozë në Shqipëri.

Në aferë me sipërmarrësit e Ndranghetas, siç pretendohet në përgjime ai do të merrte 5% të fitimeve për çdo kompani.

Në përgjimet e antimafias italiane datës 7 korrik 2017 zhvillohet një bisedë në restorantin “Tullio” në qëndër të Romës, mes sekretarit rajonal të UDC, Francesco Talarico, e politikanëve Tomaso Brutto e Saverio Brutto, e sipërmarrësve Antonio Gallo, i cili në pjesën e parë të përgjimeve, fliste për pagesa të 20 për qindëshit në formë rryshfeti për ndërtimet në Tiranë.

Tomaso Brutto: Di se Lorenzo Cesa mund të ketë kontakte dhe me politikanë në Shqipëri, ku është i njohur e Talarico thotë se është i sigurt se ai si parlamentar europianë mund të krijoj kontakte të mira të drejtpërdrejta me parlamentarë të tjerë europianë.

Tomaso Brutto: Kjo është e rëndësishme  eh… është tjetër gjë kur Cesa të krijon një kontakt në Shqipëri… atje nuk është si këtu, një ministri në Shqipëri i jep…

Francesko Talarico: Uhh korrupsion total..

Tomaso Brutto: Dreq …. Po

Francesko Talarico: Treg i lirë

Tomaso Brutto: Pooo e atje nuk kontrollojnë… atje qeveria të thotë , ti duhet të paguash 1000 lekë taksa në vit e pastaj bën ç’ të duash,, por duhet të paguash aman taksat … pastaj bën ç’të duash.

Francesko Talarico : Po por ata kanë një bast… sa vjen 100 000 ja kaq janë të tuat… është legale…

Tomaso Brutto: Ne mund të hyjmë atje me spitalet. Pasi ne  furnizojmë me tuta, doreza, maska, gjithçka që duhet për sektorin spitalorë, për kirurgë, tutat e kirurgëve, këpucët e kirurgëve..

Francesko Talarico: Thuhet se në Shqipëri është një terren i virgjër, nuk bëhën as gara por “thirret një kompani”..,

 

Tommaso Brutto: Atje ( në Shqipëri) çfarë do…. është një zonë në ekspansion…

Francesco Talarico: E atje bën kapon ai… e Cesa i njeh dhe më një të këtyre Entev, e kështu nis….

Tomaso Brutto: Po po është i aftë… mjafton t’i vendosim kontaktin Antonios ai di si t’ia dalë…

Përgjimi i datës 5 maj 2017 ora 17.06, kohëzgjatja  15 minuta e 5 sekonda.

Biseda zhvillohet në banesën e Tommaso Brutto i pranishëm Ercole D’Alessandro finanzieri italian i Katanzaros e Antonio Gallo.

Antonio Gallo: Kemi këtë projekt në Shqipëri e kemi nisur… në sensin që kemi gjetur strukturën. Kemi bërë kompani me Saverion e për të përshpejtuar punë duhet të blejmë e të porosisim mallin… Jemi në një pikë të mirë.. Kemi një person shqiptar që thirret menaxher, që ka eksperiencë e administron gjithçka.

Ercole D’Alessandro: Unë kam lidhje të mira atje… më 22 qershor shkoj e kthehem më 25.

Antonio Gallo:..Për tenderin nuk ka problem … shkojmë e firmosin…. i merrni atje e i ndajmë…

Ercole D’Alessandro: Shoqërinë e keni bërë ju?

Antio Gallo: Duhej bërë deri në një farë date, por nuk kishte problem ndryshe nuk hapte dot më 22…

Tommaso Brutti: ( i referohet djalit të Ercole D’Alessandro , ortak i sipërmarrjes në hapur në Shqipëri); Atëherë i thuaj djalit tënd që më 22 të bëj inaugurimin e të jetë patjetër aty…

Ercole D’Alessandro: Më 22 nisem nga Lamezia Terme e më 06.40 në mëngjes nisem nga Lamezia Terme, më 7.05  mbërrij në Fiumicino, e më 9.25 nisem për në Tiranë e mbërrij më 10.50…. Ministria më ka bërë këtë biletë…

Në dosjen hetimore të Antimafias italiane nënvizohet gjithashtu se sipërmarrësit Saverio Brutto e Francesco Talarico synonin të rikompensonin Lorenzo Cesa me 5% të aferave të tyre.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here