A e kompromenton thellimin e hetimit të Tires tek sanatoriumi, prokurori bashkëshort i deputetes së PS ?

A e kompromenton thellimin e hetimit të Tires tek sanatoriumi, prokurori bashkëshort i deputetes së PS ?

Pak dite me pare opinioni publik u shokua nga rasti i publikuar nga emisioni investigativ Stop në Tv Klan i sanitares Tire Alldervishi e cila kishte zhvatur me mbi 8 milion lekë nje 30 vjeçare duke u hequr si infermiere e duke i premtuar shërbim,nënës së sëmurë që ndodhej e shtruar me covid tek Sanatoriumi.

Por cfare po ndodh gjate ketyre diteve.
Si jo pak here kryeministri Edi Rama mori rolin e hetuesit dhe gjykatesit duke dhënë verdiktin para mbylkjes së hetimit dhe gjykimit se Tirja nuk rezulton të kishte lidhje me stafin mjekesor dhe sipas tij ishte një rast i izoluar.

Por në transkriptime Tirja permend mjek e infermier madje duke i dhënë edhe numrat përkatës kallëzueses qe humbi mamanë.

Prokuror i çështjes hetimore në fjalë është Bledar Valikaj, bashkëshorti i deputetes se PS Ermonela Felaj, kryetare e komisionit parlamentar të sigurise kombetare dhe ish-ministre per marrëdhëniet me parlamentin.

Pa dashur të bëj politik Sos News ngre pyetjen, a e cënon besueshmërinë e hetimit nxitimi i kryeministrit për të dalë në konkluzione kur hetimi sapo kishte nisur dhe a jemi në kushtet e konfliktit te interesit dhe integritetit të hetimeve kur prokuror është bashkeshorti i deputetes së mazhorancës.
Prokurori Bledar Valikaj tha ne gjykate të enjten se hetimet do te shtriheshin edhe tek spitali “Covid 2”. Duhet të presim për të parë rezultatin e hetimeve./ SOSNEWS.AL

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here