Aksident me vdekje në Kamëz, humb jetën këmbësorja 35 vjeç

Një tjetër aksident me vdekje është shënuar para pak minutash në “Bulevardin Blu”  në Kamëz.

Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 17:35 në rrugën “Demokracia” në kryqëzim me Bulevardin “Blu”  automjeti me drejtuese shtetasen  B.D, ka përplasur  këmbësoren P. A.,35 vjeçe.

Si pasojë e përplasjes, këmbësorja P. A ka ndërruar jetë. Shtetasja B. D është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Policia rrugore ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.

/sosnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here