Aksident me vdekje në Shkodër, humb jetën pasagjerja

Një aksident i rëndë me pasoja në njerëz ka ndodhur këtë pasdite sotme në zonën e njohur si Kryebushat në Shkodër.

Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve tip Benz ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Shkodrës bashkëshortja e njërit prej shoferëve e cila udhëtonte si pasagjere.

Mësohet se viktima është Nurie Bushaj, 74 vjeç ndërsa i plagosur ka mbetur bashkëshorti i saj Ymer Bushaj 67 vjeç.

Dëmtime ka marrë edhe shoferi i mjetit tjetër.Ky është një aks rrugor i cili edhe më parë ka prodhuar aksidente rrugore.Rreth dy muaj më parë në të njëjtin vend humbën jetën dy gra pasi mjeti me të cilin ato udhëtonin u godit nga një tjetër automjet./sosnews.al

Nje prej makinave te perfshira ne aksident – shkoder 21 qershor 2019

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here