Aksidenti i frikshem ne Shkoder, 5 te plagosur

5 persona jane plagosur prej te cileve 2 ne gjendje me te rende dhe 3 te tjera te plagosur lehte si pasojë e një aksidenti që ndodhi tek kthesa e Rrencit ne Gurin e Zi, në Shkodër.

Sipas burimeve dy shoferet e mjeteve kane marë fraktura në gjymtyrët e poshtme por janë ne gjendje të komunikojne dhe momentalisht jashte rrezikut per jeten.

Njeri prej shofereve u bllokua ne mjet dhe atij i eshte vendosur terapi e jashtme nga ambulanca e mberritur ne vendngjarje.

Pas disa minutash zjarrefikeset dhe forcat e policise kane arritur qe ta nxjerrin nga makina te aksidentuarin.

Pas njoftimit menjehere ne vendin ku ndodhi akaidenti kane mberritur ambulancat e spitalit rajonal te shkodres per ti dhene ndihmen e pare.

Ne vendngjarje jane edhe forcat e policise per te bere hetimet dhe zbardhur te plote kete aksident me 5 te plagosur.

Sipas burimeve policore shkak i aksidentit mendohet te jete shpejtesia tej normave te lejuara dhe mosrespektimi i rregullave te qarkullimit rrugor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here