Aksidenti me vdekje në rrugën dytësore të “Tiranë – Vorë” (Video)

Një tjetër aksident me vdekje është shënuar në Shqipëri. KËtë rradhë aksidentit ka ndodhur në rrugën dytësore të aksit “Tiranë – Vorë” rreth orës 05 e 45 minuta.

Automjeti tip furgon që drejtohej nga 29 vjeçari Alkid Kondo ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe batuar.

Për pasojë ka humbur jetën pasagjerja Rajselda Hamza 22 vjeç ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore i shtruar në spitalin ushtarak.

Foto: Rajselda Hamza 22 vjeç nga Tepelena banuese ne Tirane

Në  rrugën ku ka ndodhur aksidenti ka pasur barrierë për zvogëlimin e shpejtësisë së lëvizjes së mjeteve.

Sipas të dhënave paraprake nga policia  kanë qenë disa faktorë që mund të kenë shkatuar aksidentin; shpejtësia e lartë e lëvizjes, kurrizi artificial për uljen e shpejtësisë dhe ngarkesa me fuçi birre  në furgonin e transporti të mallrave./sosnews.al

.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here