Arrestohet për shantazh një 40-vjeçar

Mentor Dunga arriti t’i merrte një shumë prej më shumë se 57 mijë lekësh një personi në Tiranë nëpërmjet shantazhit.

40-vjeçari nga Tirana, i cili tashmë ndodhet pas hekurave, e kërcënonte personin me iniciale G.B se do t’i publikonte disa foto e video në rrjete sociale. Përmbajtja e këtyre materialeve nuk dihet, as mënyra sesi Dunga i kishte në zotërim.

Policia e Tiranës, bashkë me arrestimin, në njoftimin e saj për mediat tha se 40-vjeçari kishte qenë i dënuar më parë për vjedhje me dhunë.

“Seksioni për Krimet ndaj Pronës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas një pune të mirorganizuar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. D., 40 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar me parë për veprën penale “Vjedhja me dhunë”. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka kanosur, me anë të shtrëngimit për dhënien e pasurisë, duke i marrë shumën 57.500 lekë, shtetasit G. B., për mospublikimin e disa fotove e videove në rrjetet sociale”, thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës./sosnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here