Atentat me minë të telekomanduar kunatit të Domart Konjarit (Video)

Saga e përplasjeve  mes grupeve shqiptare në Spanjë është zhvendosur tashmë dhe në Tiranë si hakmarrje mes tyre.

Një atentat  me minë të telekomanduar është kryer mëngjesit e sotëm ndaj 50 vjeçarit Artan Bylyku.

Si pasojë e shpërthimit  makina tip benz e blinduar e Bylykut ka mësuar dëmtime të shumta materiale ndërsa 50 vjeçari arriti të shpëtonte pa dëmtime.

Ishte ora 7 e gjysëm e mëngjesit kur dëgjuam një shpërthim poshtë këtij pallatit të ri që është ndërtuar ne rrugica dytësore tek ish frigoriferi. Dolëm jashtë për të parë por përveç ulërimave  të disa personave për tu larguar nga makina, nuk pamë njeri të plagosur.” – i tha sosnews.al një dëshmitar.

Makina me targa te huaja KS -BX -111

Tiranë -Atentat me minë të telekomanduar

Një atentat me minë të telekomanduar është kryer mëngjesit e sotëm ndaj 50 vjeçarit Artan Bylyku.Si pasojë e shpërthimit makina tip benz e blinduar e Bylykut ka mësuar dëmtime të shumta materiale ndërsa 50 vjeçari arriti të shpëtonte pa dëmtime. "Ishte ora 7 e gjysëm e mëngjesit kur dëgjuam një shpërthim poshtë këtij pallatit të ri që është ndërtuar ne rrugica dytësore tek ish frigoriferi. Dolëm jashtë për të parë por përveç ulërimave të disa personave për tu larguar nga makina, nuk pamë njeri të plagosur." – i tha sosneës.al një dëshmitar.Makina me targa te huaja KS -BX -111https://www.sosnews.al/atentat-me-mine-te-telekomanduar-kunatit-te-domart-konjarit-video/

Posted by SOS News on Friday, 18 October 2019

Artan Bylyku  pa precedente te mëparshëm penal është kunati i Domart Konjarit një prej të fortëve të tiranës i cili është dëuar nga autoritet Franceze për grup të strukturuar kriminal dhe trafik ndërkombëtar të drogërave të forta.

Domart Konjari 46 vjeç vijon të jetë në arrati.Ai u arrestua në nëntor të vitit 2015, për llogari të autoriteteve franceze por pesë muaj më vonë, Apeli i Krimeve të Rënda zbuti masën e sigurimit ndaj Konjarit, nga “arrest me burg” në “detyrim paraqitjeje”.

Kjo bëri që Konjari të arratisej dhe të jetë ende në kërkim.

Në dosjen që Krimet e Rënda kanë marrë nga autoritetet franceze, renditen me detaje të gjitha veprimtaritë e Konjarit në Shqipëri, Francë, Holandë, Belgjikë, Spanjë, Itali dhe Gjermani.

Hetuesit francezë thonë se kanë ndodhur edhe disa vrasje, ku në dy raste, 42-vjeçari Konjari u ka shpëtuar atentateve me armë.

46 vjeçari Domar Konjari akuzohet  si I përfshirë direkt ose indirekte në disa atentativa dhe vrasje për trafikun e drogës në 20 vitet e fundit mes Shqipërisë dhe Francës. Rasti i fundit ishte vrasja e Devi Kasmit ne Tirane, e cila dyshohej se ishte kryer me porosi te Konjarit. sosnews.al

 

 

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here