Atentat prokurori të Durrësit dhe ‘të forti të Sukthit’, 3 të plagosur

DURRES – Një  atentat që për pak sa nuk i mori jetën i është bërë  prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja,  të vënë së fundi në qendër të akuzave politike, përmendur nga vetë kryeministri Edi Rama si prokurori që mbështet bandat kriminale dhe i bën presion nëpunësve të shtetit në favor të grabitjes së pronave nga krimi. Prokurori ishte në automjet me një person me precedentë penalë, të njohur si i “forti i Sukthit”, Pellumb  Muharremi nga Sukthi, dhe me Andi Malokun, ish-punonjës i policisë në komisariatin e Krujës, aktualisht shofer i prokurorit. Makinës ‘Benz’ me targë AA 333 ZD (që rezulton në pronësi të Fadil Çallikut) dhe në përdorim nga Prokurori Ndoja, ju bë atentat pranë mbikalimit të Shkozetit kur u qëllua ndaj tyre me breshëri automatiku nga një tjetër automjet, duke i lënë të tre të plagosur, ngjarje e ndodhur këtë të premte rreth orës 16:30.

Të Plagosur :

Arjan Ndoja 44 vjeç

Pellumb Muharremi 47 vjeç

Andi Maloku 30 vjeç

Pas breshërisë së tetë plumbave makina ka dalë nga rruga, ndërsa të plagosurit janë transportuar me makinë private, një ‘Benz CLS’ që dyshohet se ishin të njohur të të plagosurve. Më rëndë ndodhet shoferi Andi Maloku 30 vjeç, i cili ka marrë një plumb në gjoks dhe ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë. Ndërsa prokurori Arjan Ndoja dhe Landi Muharremi, që së fundi e kishte ndryshuar emrin në Aleksandër Laho, po marrin trajtim në spitalin e Durrësit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. 48-vjeçari Landi Muharremi është me precedentë penalë, i dyshuar si i përfshirë në 2016-ën në rrahjen e një biznesmeni libanez i cili do të investonte përmes ndërtimit të një kompleksi në Gjirin e Lalzit, tokë mbi të cilën Muharremi pretendonte pronësinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here