“Bëhuni njerëz, vrisni një çifut”, antiterrori vë në pranga 39-vjeçarin nga Shijaku

Me thirrje si “Bëhuni njerëz, vrisni një çifut”, apo “të shpëtojmë shpirtrat tanë, vrisni një çifut”, Eduard Guza ra në radarin e antiterrorit, që e vuri në pranga.

39-vjeçari nga fshati Koxhaj i Shijakut u arrestua pas disa muajsh që mbahej nën vëzhgim.

Ai nuk kishte precendentë të mëparshëm penalë, por thirrjet për vrasjen e çifutëve në faqen e tij sociale në Facebook i bënte prej vitesh. Në rrjetet sociale nuk përdorte emrin Eduard, por Bardhi Guza.

Babai i dy fëmijëve ndodhej në shtëpi kur u arrestua. Procedimi penal ndaj tij nisi në Janar të 2020-s. Ai akuzohet për nxitje, thirrje e propagandë për të kryer vepra me qëllime terroriste dhe për nxitje të urrejtjes ose grindjeve. /sosnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here