Çfarë i lidh hajdutët e bagazheve me grabitjen e Rinasit?

Vjedhjet e përsëritura  të pasagjerëvë në aeroportin e rinasit shqetësuan jo pak, policinë  disa ditë  pas grabitjes së bujshme të 9 Prillit, ku 5 persona të armatosur u futën brenda aeroportit dhe morën nën kërcënimine armëve mbi 6.5 milion euro.

Pas një hetimi kompleks disa ditor u arrit të zbulohej grupi i brendshëm që vidhte bagazhet e pasagjerëvë.Bëhet fjalë për dy të rinjtë  nga kashari dhe ndroqi Denis Mbrati dhe Edison Rruga punonjës të ngarkim -shkarkimit të bagazheve të pasagjerëve. (Lexo artikullin në sosnews)

Rasti më i rëndë që alarmoi strukturat e policisë ishte vjedhje e 4800 eurove një shtetasi që udhëtonte nga Rinasi drejt Sllovenisë. Sapo ka mbërritur në Lubjanë , shtetasi shqiptar ka konstatuar se në bagazhin e tij të udhëtimit mungonin 4800 euro dhe për këtë gjë ka depozituar kallëzim penal. Dy autorët u arrestuan ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë dhe dy kolegët e tyre.

Dy punonjesit e ngarkim shkarkimit te bagazheve ne aeroportin e rinasit

Por çfarë i lidh këta persona me grabitjen e Rinasit?

Hetuesit kanë ngritur dyshimet e arsyeshme dhe po verifikojnë rolin e këtyre dy personave para  gjatë dhe pas grabitjes së 9 Prillit  si ndihmës  në dhënien e informacionit për grupin e Admir Muratajt dhe Klement Çalës.

Dy të rinjve të cilëve iu është provuar vjedhja e përsëritur e bagazheve të pasagjerëve në periudha të ndryshme janë detyruar të pranojnë fajësinë, ndërsa në lidhje me pyetjen nëse  kanë njohje me ndonjë prej personave të arrestuar për grabitjen apo kanë ndihmuar me informacion, ata kanë mbajtur qëndirm mohues.

eurot e vjedhura ne bagazhet e pasagjereve ne aeroportin e rinasit

Grupi  hetimor i ngritur për grabitjen e vlerave monetare të 3 bankave  brenda aeroportit ndërkombëtar të Rinasit, ka  që  në fillim të hetimit në fokus zbulimin dhe identifikimin e personave që kanë ndihmuar grabitesit nga brenda.

Për të zbuluar nëse Denis Mbrati dhe Edison Rruga janë pjesë edhe e grupit të grabitësve të Rinasit, do të kryhen të gjitha veprimet hetimore proceduriale nga ana e Prokurorisë së Krimeve të Rënda./sosnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here