DAP: Plarent Ndreca të pezullohet si Sekretar i Ministrisë së Brendshme

Tiranë- Një histori që po mbahet e fshehtë dhe që tashmë është kanalizuar po aq fshehtas  në një betejë ligjore në  gjykatë po ndodh dy muajt e fundit  mes DAP dhe  Ministrisë  së Punëve të Brendshme.

Plarent Ndreca i emëruar me 17 Korrik të këtij viti në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme rezulton se është në papajtueshmëri  dhe në shkelje të ligjit me detyrën që kryen aktualisht.

Ka qenë Departamenti i Administratës Publikë që  nëpërmjet një shkresë të fillim Shtatorit që  ka paraqitur kërkesën për pezullimin nga shërbimi civil i Plarent Ndrecësnë detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme.

Sipas DAP Ndreca për shkak të zgjedhjes së tij si anëtarë i këshillit bashkiak të Bashkisë së Tiranës, si përfaqësues i Partisë Socialiste.

“Në referim të nenit 37, pika 3 e ligjit nr. 152/2013 “Për nënpunësin civil” i ndryshuar parashikohet se “Nënpunësi Civil ka të drejtën të kandidojë dhe të zgjidhet në zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë apo për organet e qeverisjes vendore. Në këtë rast nënpunësi deytrohet të kërkojë pezullimin nga detyra”

Pavarësisht  kërkesës së paraqitur nga Departamenti i Administatës Publike Ndreca vijon të  qëndrojë në detyrë.

Burime zyrtare nga Gjykata  Administrative e Shkallës së Parë Tiranë bëjnë me dije se Ndreca ka paraqitur një kërkesë për sigurim padie në këtë gjykatë deri në zgjidhjen e çështjes në themel. Kërkesë që  nga të njëjta burime konfirmohet se nuk është pranuar.

Plarent Ndreca më herët ka qenë sekretar i Ministrisë Mjedisit dhe  para kësaj detyre për shumë vite ka  qene Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit. /sosnews.al

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here