“Dekonspirimi i Operacionit të elbasanit në media cënoi vijimin e hetimeve”

I destinuar për tu mbajtur sekret  pasi hetimi po vijonte, një operacion policie   për kapjen e një arsenali të madh armësh të llojeve të ndryshme i datës 1 Korrik në qytetin e elbasanit është dekonspiruar nga brenda rradhëve të policisë pa miratimin zyrtart të grupit hetimor.

Operacioni policor u krye nga njësitë e specializuara të policisë pas atentatit ndaj vëllezërve Baho në Elbasan ku njëri prej tyre mbeti i vrarë. Gjatë kontrollit në ambjentet pranë karburantit “Elido Petrol” në Papër policia gjetu 17 armë të llojeve të ndryshme të një cilësie tepër të lartë. Policia shpalli në kërkim pronarin e karburantit Ilir Beko.

Lajmi  për kapjen e armëve u publikua në media me datën 9 Korrik sëbashku me foto ekskluzive të siguruara nga mediat lokale të Tiranës.

Sipas mediave armët dyshohet se janë përdorur nga një grup kriminal në krime të mëparshme në qytetin e elbasanit por jo vetëm.

Por publikimi i pamjeve filmike në media  gjatë fazës së hetimit  është  konsideruar sipas drejtuesve të policisë së shtetit negativ për vijimin e hetimit, pasi ka dekonspiruar të gjithë punën e bërë deri në ato momente, me qëllim kapjen e autorëve  të vërtet të ngjarjes. Për këtë arsye SHÇBA dhe Prokuroria kanë nisur hetimin për të venë përpara përgjegjësisë shkelësit e ligjit.

Me anë të një shkrese të shpërndarë në të gjitha drejtoritë vendore të policisë është komunikuar për këtë “skandal ” siç e cilëson drejtoria e përgjithshme e  policisë.

“Ndër të tjera lajmi listohet edhe me pamje të armëve të bllokuara e shoqëruar me tabelat fotografike të kqyrjes së vendngjarjes dhe administrimit të provave. Dekonspirimi i veprimeve hetimore dhe fotove jo vetëm bie ndesh me Rregulloren e Policisë, Kodin e Etikës, Procedurat Standarte të Policisë, por ka cënuar rëndë sekretin hetimor dhe vazhdimësinë e hetimit” – thuhet në shkresën e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.

Foto te operacionit te dates 1 Korrik 2019 zhvilluar nga policia e elbasanit ne paper

Po atë ditë në media u tha se magazina ku u gjetën armët e sofistikuara është në pronësi të një personi, që ka lidhje të afërta me një prokuror që ushtron detyrën në Prokurorinë e Elbasanit. Kjo mesa duket duhet të jetë dhe një ndër arsyet përse grupi hetimor e ka konsideruar si shkelje të rëndë publikimin e lajmit dhe dekonspirimin e kryer që ka cënuar sipas policisë thellësisht vijimin e hetimeve.

Përfshirja dyshuar e një prokurori si pjesë e grupit kriminal mund të sillte zhvillime të tjera në pikëpamje të dokumentimit të veprimtarisë kriminale të zyrtarëve të veshur me imunitetin e detyrave të ndryshme shtetërore si dhe anëtarëve të grupit kriminal që ende nuk është kapur.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë nuk është mjaftuar vetëm me konstatimin e asaj që ka ndodhur por ka vendosur të bëj pezullimin nga detyra  të 4 policëve të Cërrikut si dhe  nisjen e ecurisë disiplinore për ekspertët e policisë shkencore Elbasan:

Më konkretisht është vendosur pezullimi nga detyra:

  1. Shefi i Komisariatit Cërrik Bilal Semanaj.
  2. Shefit të Krimeve Albion Xhitozi.
  3. Inspektorit të Krimeve  Edvin Gjyli
  4. Inspektorit të Krimeve Eduart Hasani.
  5. Fillimin e ecurisë disiplinore të eksprtëve të policisë shkencore elbasan.

Me tone më të ashpra vijon më tej shkresa e drejtuesve të policisë së shtetit duke  i cilësuar disa punonjës policie si servil të rëndomtë të gazetarëve.

Pavarësisht përsëritjeve dhe kërkesave të vazhdueshme për mënyrën e administrimit të vendit të ngjarjes dhe mos dekonspirimin e veprimeve policore tek gazetarët shumë punonjës policie janë kthyer në servil të rëndomtë të tyre.

Drejtuesit e policisë kanë kërkuar që të merren masa që raste të tilla të mos përsëriten duke lënë 3 detyra:

  1. Kufizimin e numrit të përsonave të cilët janë pjesë e grupeve hetimore.
  2. Evidentimin e plotë të personave apo policëve që hyjnë në vendin e ngjarjes me listë emërore.
  3. Monitorimin e veprimeve të strukturave për mirëadministrimin e informacioneve policore dhe veprimeve në vendngjarje me qëllim ruajtjen e sekretit hetimor.

Masat për punonjësit e policisë që dekonspirojnë operacionet do të jenë jo vetëm administrative por dhe me karakter penal duke u bazuar në dispozitat e kodit penal dhe atij të procedurës penale./sosnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here