Dhunohet gazetari i njohur, e qëllojnë me grushta dhe shpulla në mes të Tiranës

Tiranë- Një gazetar i njohur në vend që punon në  tv informativ është dhunuar të martën në Tiranë nga një person i paidentifikuar.

Ngjarja ka ndodhur në datën 26.10.2021 rreth orës 17:30 në rrugën e kavajës ku në rrethana ende të paqarta një person e ka qëlluar me grushta dhe shpulla dhe është larguar me shpejtësi.

Burime të sigurta nga komisariati nr 2 i policisë bëjnë me dije se gazetari ka bërë kallzim penal dhe çështja po hetohet për veprën dëmtime te tjera me dashje parashikuar nga neni 90 i kodit penal.

Policia po punon për identifikimin e autorit edhe nëpërmjet kamerave të sigurisë së zonës por ende nuk dihet nëse ngjarja ka lidhje me detyrën e gazetarit apo jo.

Sosnews dënon dhunën ndaj medias së lirë dhe gazetarëve në Shqipëri./sosnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here