Durim Bami kërkon dëmshpërblim për burgim të padrejtë

Personazhi i njohur nga Fushë – Kruja Durim Bami i njohur si i “penduari” për atentatin e mbetur në tentativë ndaj Tom Doshit i është drejtuar Gjyjatës Administrative me një kërkesë.

Ai kërkon që të kompensohet për burgim të padrejtë për  rreth 2 vite e gjysëm.

Në një kërkesë të paraqitur para gjykatës  nga avokati Ilir Murataj me prokurë të posaçme nga  Durim Bami i cili nuk ndodhet në Shqipëri ka paraqitur dhe arsyet.

“Me vendimin nr.104 , datë 06.03.2015 Gjyjata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ka caktuar si masë sigurimi për Durim Bami atë të “Arrestit në burg” të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale , si i dyshuar për kryerjen  e veprës penale të parashikuar nga neni 79/a – 22 i Kodit Penal.

Me vendimin nr.14/1, datë 08.05.2015 Gjykata e Lartë Tiranë, ka caktuar si masë sigurimi për Durim Bamin atë të “arrestit në shtëpi” të parashikuar nga neni  237 i Kodit të Procedurës Penale , si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të parashikaur nga neni 305 e 25 i Kodit Penal.

Durim Bami

Gjykata e Rrethit Gjyqësorë Tiranë, me vendimin nr. 1673/1 datë 17.04.2018 ka vendosur shuarjen e masës së sigurimit arrest në shtëpi dhe me vendimin nr.14/1 datës  08.05.2015 të Gjykatës së Lartë.

Avokati parashtron se klienti i tij është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 04.07.2018 me 8 muaj burgim.

Durim Bami nga përllogaritjet  rezulton se ka  kryer 3 vjet e 1 muaj dhe 19 ditë burgim dhe në fund është dënuar vetëm 8 muaj.

Bazuar në nenin 5 të ligji nr 9381 datë 28.04.2005 “Për kompensimin e burgimit të padrejtë” Durim Bami kërkon të dëmshpërblehet  në vlerën e 839.000 lekëve të rinj.

Gjykata e Tiranës në Korrik të vitit 2018 dënoi me 8 muaj burg edhe  ish-deputetin Mark Frroku për akuzën e “kallëzimit të rremë”, ndërsa shpalli të pafajshëm deputetin Tom Doshi.  Durim Bami, një qytetar nga Fushë-Kruja që mori përsipër rolin e të penduarit në këtë histori u gjet po ashtu fajtor. Frroku, Doshi dhe Bami u akuzuan se sajuan kallëzimin se tani Presidenti i Republikës Ilir Meta kishte paguar gjysmë milioni euro për të vrarë deputetin Doshin dhe po ashtu ish-deputetin e opozitës Mhill Fufi. /sosnews.al 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here