Dy viktima nga aksidenti ne Fier,makina del nga rruga

Fier- Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne (28 dhjetor) në aksin rrugor Levan-Qarr. Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 07:20 në vendin e quajtur ‘Kthesa e Qarrit”. Një makinë tip ‘Toyota’ doli nga rruga dhe ra në një kanal ku për pasojë kanë ndërruar jetë çifti i bashkëshortëve, Ndue dhe Pashkë Preçi, 62 dhe 61 vjeç.

Sot rreth orës 07:20, në vendin e quajtur “Kthesa e Qarrit”, automjeti tip “Toyota” ka rënë në kanalin me ujë anës rrugës. Si pasojë kanë ndërruar jetë dy shtetas (një mashkull dhe një femër) ende të paidentifikuar” – njofton policia.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here