Ekskluzive/Shihni si ndodhi aksidenti tragjik në Kavajë (Video)

Një aksident automobilistik u shënua mbrëmjen e djeshme me pasoja tragjike të humbjes së jetës së dy personave dhe plagosjes së dy të tjerëve.

Redaksia e lajmeve të “sosnews.al” ka siguruar  videon e momentit të aksidentit të rëndë që i mori jetën këmbësores Lumturie Demrozi drejtuesi i mjetit Vilson Cara  24 vjeç dhe  pasagjeri Gentjan Belba.

Shkak i ngjarjes sipas policisë ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara të automjetit tip benz të drejtuar nga një 24 vjeçar.


Rrethanat e aksidentit të së martës 14 maj 2019!

Rreth orës 22.30 në dalje të qyteti të Kavajës, drejtuesi i mjetit tip Benz ( marrë me qera), me targe AA 615 VO, shtetasi Vilson Cara, 24 vjeç për të shmangur disa këmbësorë që tentonin të kalonin nga njëri krah i rrugës në krahun tjetër ka humbur kontrollin mbi mjet, edhe si pasojë edhe e lagështirës mjeti êshtë përplasur me tabelën e një karburanti.

Për pasojë mjeti ka goditur këmbësoret,, ku shtetasja Lumturie Demrozi rreth 46 vjeçe ka humbur jetën, ndërsa vajza e saj shtetasja Xhesika Demrozi 21 vjeçe ndodhet në spital jashte rrezikut për jetën.

Gjithashtu ka humbur jetën edhe pasagjeri që udhëtonte me këtë mjet shtetasi Gentjan Belba, rreth 23 vjeç. Sot (e mërkurë ) mësohet se ka ndërruar jetë dhe drejtuesi i mjetit Vilson Cara 24 vjeç.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./sosnews.al

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here