Ekzekutimi i 2 biznesmenëve në Laç, prangoset në një klinikë një prej autorëve

Eduart Lamaj është një prej personave, i cili mbrëmjen e 30 Majit vrau Bujar Likën dhe Paulin Gjergjin, në Laç. Ai u arrestua në një klinikë private në Tiranë, kur kurohej për plagën e marrë në këmbë gjatë atentatit. Bashkë me Lamajn, policia arrestoi edhe dy mjekët e klinikës të cilët ishin paguar për ta kuruar.

Kështu, 3 javë pas ngjarjes së rëndë, policia njoftoi arrestimin e të riut, si dhe shpalljen në kërkim të 3 personave të tjerë, të cilët morën pjesë në ekzekutimin e dy biznesmenëve.

E gjithë ngjarja u filmua nga kamerat e sigurisë. Në to, Lamaj shihet duke u futur në ambientet e lokalit i armatosur e i maskuar. Pas tij futet një person i dytë. Ndërsa dy bashkëpunëtorët e tjerë, po të armatosur qëndrojnë jashtë. Ata ruajnë djalin e Paulin Gjergjit, ndërsa sigurohen që gjithçka të shkojë sipas planit.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit Lamaj mbeti i plagosur në këmbë. U ndihmua nga bashkëpunëtorët në krim që të dilte nga ambientet e hotelit dhe më pas erdhi në Tiranë ku jetonte e motra.

Eduart Lamaj u arrestua në ambientet e klinikës Amavita, në Qytetin Studenti, aty ku kishte shkuar për t’u kuruar pasi plaga iu ishte infektuar.

Para grupit hetimor Lamaj e ka pranuar krimin, por ka deklaruar se nuk ka pasur si qëllim vrasjen e dy biznesmenëve Lika e Gjergji. Ai ka pretenduar se është detyruar t’i kundërpërgjigjiej të shtënave. /sosnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here