Emërohet anëtari i 7-të i ‘ Gj.Kushtetuese! Meta dekreton Sonila Bejtjen! Reagojne ambasadat

Presidenti Ilir Meta ka emëruar Sonila Bejtjen, duke dekretuar kështu gjyqtaren e tretë nga vakancat e tij dhe të shtatën për ‘Kushtetuesen’.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka dërguar në presidencë emrin e juristes Bejtja pasditen e sotme, ndërsa Meta i ka dhënë “OK” pa humbur aspak kohë.

Presidenti Meta, pasi u njoh dhe vlerësoi praktikën dokumentare të vendimmarrjes së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi; si dhe duke vlerësuar njëkohësisht nevojën jetike që ka vendi për plotësimin dhe funksionimin sa më parë, e mbi të gjitha në mënyrë të qëndrueshme të Gjykatës Kushtetuese, në përfundim të shqyrtimit, në mbështetje të neneve 93, 125 pika 1, 127 pika 3, 129, 149/d pika 1, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, neneve 7, 7/a pika 4, 7/b, 7/dh pika 2, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, pa asnjë vonesë, me Dekretin nr. 11886, datë 28.12.2020, ka vendosur që: Zonja Sonila Bejtja të emërohet gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Plotësimi i Gjykatës Kushtetuese, Kim: S’mund të ketë pushim derisa të plotësohen 9 vendet

Pas emërimit nga presidenti Ilir Meta të anëtares së shtatë të Gjykatës Kushtetuese, ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim thekson se puna nuk duhet të ndalet deri në anëtarin e 9-të.
“Falenderoj presidentin Ilir Meta për dekretimin në këtë mbrëmje të gjyqtarit të 7-të të Gjykatës Kushtetuese. Duke vepruar së bashku me urgjencë, në përgjigje të drejtpërdrejtë të opinionit të Komisionit të Venecias, kushteve të BE, kërkesës së shqiptarëve, Presidenti, Parlamenti, KED është bërë funksinale Gjyakata Kushtetuese para datës 31 dhjetor. Puna duhet të vazhdojë, s’mund të ketë pushim deri sa të plotësohen 9 vendet. Nxisim kandidatët e kualifikuar që përgjigjen ligjit, kështu shqiptarët do të kenë drejtësinë që meritojnë si anëtarë të NATO-s dhe si vend aspirantë në BE”, shkruan Kim.
Kushtetuesja’ me 7 anëtarë, Soreca: Përforcon funksionalitetin e Gjykatës! Përgëzoj Metën dhe KED

Reagimi i parë nga ndërkombëtaret për emërimin e Sonila Bejtes në Gjykatën Kushtetuese ka ardhur nga ambasadori i Bashkimit Europian. Soreca ka përgëzuar presidentin Ilir Meta dhe Këshillin e Emërimeve në Drejtësi (KED), duke shkruar se ky vendim përforcon funksionalitetin e Gjykatës Kushtetuese.
“Sot presidenti Ilir Meta ka dekretuar Sonila Bejten si anëtaren e 7-të të Gjykatës Kushtetuese. Përgëzoj presidentin Ilir Meta. Ky vendim përforcon funksionalitetin e Gjykatës”, shkruan Meta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here