Foto/Vendimet e Gjykatave që liruan Fadil Kasemin

Ndonëse Fadil Kasemi tentoi ta eliminonte fizikisht bashkëshorten Fildes në korrik të 2015, para togave të zeza ai nuk doli me akuzën e “ tentativës së vrasjes ” por për “ dhunë në familje ” dhe “armëmbajtje pa leje ”.

Sipas vendimit të gjykatës Fadil Kasemi dënohet me 3 vitë burgim, në bashkim të dënimeve të dy veprave penale që parashikonin dënim me 4.6 vite heqje lirie.

Në fakt në pretencën e saj prokuroria kishte kërkuar dënimin me 4 vite, 1 vit më shumë sesa vendoi në përfundim gjykata. Vendimi është dhënë nga treshja gjyqtarëvë, Eda Kaja ( anëtare ), Markelian Koço (anëtar), Luan Lusha (kryesues).

Vendimi i shkallës së parë do të lihej në fuqi edhe nga gjykata e apelit Durrës me 16.9.1016.

Por lehtësirat për Fadil Kasemin nuk përfundojnë me kaq.

Në fund të dhjetorit të vitit të kaluar 53 vjeçari do të përfitonte edhe nga amnistia që votoi parlamenti.

Urdher lirimi Fadil Kasemi

Në urdhrin e lirimit që disponon sos news lëshuar nga drejtori i burgut të Rrogozhinës Ahmet Bala thuhet se Fadil Kasemi është me 12 klasë shkollë dhe se përfiton nga amnistia pasi i kanë mbetur më pak se një vit kohë vuajtje dënimi, ekzaktësisht 11 muaj e 8 ditë burgim.

Vendimi i Gjykates Kavaje
Vendim i Gjykates Kavaje 2

/SOSNEWS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here