Historia, Vrau burrin e motrës për ta grabitur, por pasi u zbulua vrau veten

KORÇË– Në Korçë janë të gjithë të shokuar  dhe kanë mbetur pa fjalë nga  dy ngjarje që pasuan njëra tjetrën brenda 24 orëve të fundit në qytet. Fillimisht ishte vrasja e 57 vjeçarit Gramos Nako në banesën e tij në lagjen 7 në qytetin  juglindor. Fillimisht u dyshua për një vetëvrasje por vendngjarja kishte gjurmë të një versioni tjetër atë të vrasjes. Kanatierja e viktimës ishte e grisur, në kuzhinë kishte rrëmujë pasi shumë sende  dhe orendi ishin luajtur nga vendi.

“Ishte Natasha , bashkëshortja e viktimës e cila telefonoi  112 për të njoftuar për ngjarjen” – bën me dije me sosnews një burim nga policia e korçës.

Pas ekspertizës paraprake mjeko- ligjore që konfirmonte se Gramos Nako ishte vrarë me dy plumba në kokë , heuesit u morën në mënyrë të detajuar për të zbuluar të gjitha lëvizjet e  ditës së hënë të 57 vjeçari.

Dëshmia e bashkëshortes së viktimës nuk i ndihmoi hetuesit për të zbuluar ndonje konlfikt të mëparshëm ose ndonjë dyshim të saj rreth autorit, pasi ajo mohoi që të kishin patur.


Viktima:

Gramos Nako 57 vjeç  (kunati)

Autori:

Sefedin M. Zerellari 71 vjeç (vëllai i gruas së viktimës)


“Të gjitha dyshimet e saja dhe të tonat ishin tek një vrasje pas grabitjes pasi Natasha na deklaroi se në shtëpi nuk gjendeshin rreth 13 mijë dollarë” – shtoi më tej burimi i policisë së korçës.

Ajo që i habiste hetuesit ishte fakti që as dyert dhe as dritaret nuk kishin asnjë thyerje çka rriste dyshimet se autori ose e nihte viktimën ose kishte patur kopje të çelësit të banesës.

Paraditen e së martës ( 9 korrik ) hetuesit u drejtuan drejt banesës së kunatit të viktimës Sefedin Zerellari i cili kishte qenë një ndër personat e fundit që e kishte takuar Gramosin madje gjatë drekës kishin qenë dhe sëbashku në kafe.

71 vjeçari  prej kohësh jetonte vetëm pasi ishte ndarë nga bashkëshortja Klementina me të cilën kishte dhe dy fëmijë të cilë janë martuar dhe tashme jetojnë më vete.

“Ne i ramë derës , dhe Sefedini bënte sikur nuk ishte në banesë, telefonin e fiku dhe nuk përgjigjej më” – sqaron një prej policëve  të ngarkuar me detyrën e shoqërimit të Sefedinit në cilësinë e personit që mund të kishte dijeni për  vrasjen e kunatit të tij.

“Më pas ai , u përgjigj se do e hapte derën për pak ndërsa  nga jahstë u dëgjuan zhurmat e të shtënave të pistoletës”.

Polici u detyrua ta hapte derën  me forcë dhe  gjeti të vetëvrarë  71 vjeçarin.

Komshijtë e tij për mediat lokale  u shprehën se Sefedini , ishte ndarë nga bashkëshortja por një gjë të tillë nuk e praononte duke u justifikuar se ajo kishte ikur në Amerikë tek e  motra dhe se do kthehej prap. “Që pas  asaj kohe ai u mbyll në vetëvetë dhe nuk hapej më me ne ” – u shpreh një nga shokët e tij.

Natasha Nako u shpreh e habitur pasi mësoi se vëllai i saj kishte kryer vrasjen e bashkëshortit (Gramosit) dhe më pas veten. Sipas asaj që mësohet nga dëshmia e dytë në polici ajo është shprehur se me sa kishin mundësi e ndihmonin Sefedin me para edhe ditët e fundit kur ishin kthyer nga Turqia ku kishin qenë me pushime. Ajo ka shtuar se pas dy javësh do niseshin sërish  në Amerikë bashkë me burrin ku jetonin familjarisht prej shumë kohësh./sosnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here