I “forti i Shkodrës” lihet i lirë

Vrasje, gjobëvënie, trafik armësh e pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, janë akuzat që rëndojnë mbi Behar Bajrin, i ashtuquajturi “i forti i Shkodrës”, i cili një vit më parë u ekstradua nga Holanda.

Sot provat e prokurorisë nuk kanë qenë të mjaftueshme për ta mbajtur atë në burg dhe Gjykata e Shkodrës ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë, duke i caktuar “detyrim paraqitje”.

Policia e akuzon Behar Bajrin si pjesë të grupit të Bajrave, anëtarët e të cilit po lirohen një e nga një, për prova të pa mjaftueshme. Në Maj masa e arrestit me burg u shuajt për personin e konsideruar si koka e këtij grupi, Safet Bajri, megjithëse ai vijon të mbetet në qeli pasi është dënuar me 9 vjet burg nga Belgjika për prostitucion e trafik droge. Qelinë e kanë lënë edhe Ismet Idrizi, Asmer Bilali e Samit Halluni.

SPAK shpalli moskompetencë për dosjen e grupit Bajri. Kjo çoi në rënien e akuzës për grup të stukturuar kriminal dhe çështja u rikthye në Gjykatën e Shkodrës./sosnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here