Kamioni përplas për vdekje të riun që ishte duke ecur me biçikletë (emri)

Tiranë- Një 23 vjeçar ka humbur jetën në tiranë si pasojë e një aksidenti rrugor. Ngjarja është regjistruar mesditën e 11 prillit në rrugën “Isuf Beshiri” që kryqëzohet me rrugën “Ferit Xhajko” pranë ish uzinës “Dinamo”.

I riu Reldi Guga ka qenë në një market për të blerë ushqime dhe duke lëvizur me bicikletë pretendohet seështë rrëzuar dhe ka rënë në gomat e një kamioni me bylyk i cili po shkarkonte material ndërtimi në një pallat i cili po ngrihet në atë zonë. I riu ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar në spitalin e traumës.

Pavarësisht ndihmës nga bluzat e bardha 23-vjecari ka nderruar jetë pasditen në spitalin e traumës.

Policia rrugore pas4 orësh shoqërim ka liruar drejtuesin e kamionit M. C. 52 vjeç deri në sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Megjithëse zona ishte e mbushur me kamera sigurie, rezulton se asnjëra prej tyre nuk ka punuar. Kamioni me targë AA730TG rezulton në pronësi të kompanisë “Fusha shpk” që po ndërton një kompleks pallatesh ngjitur me ish tregun Dinamo.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe pedagogu Erion Kristo, i cili ka publikuar edhe një video nga salla e leksionit ku merrte pjesë edhe Reldi Guga.
Po si na ike kështu, o Reldi? Po ishe në lule të moshës, o Reldi! Po vdiqe në aksident rrugor, kur nuk kishte as makina, o Reldi! Po lajmin për ty as nuk e dhanë, o Reldi! Po ti ishe studenti im i preferuar, o Reldi! Po ça na bëni kështu ooo njerëz? Po na shtypni! Ti e dije që këtu nuk zbatohen ligjet, o Reldi! Qofsh i parajsës, o Reldi! Shokët, miqtë, pedagogët nuk do të të harrojnë! Ngushëllime familjes!” shkruan profesor Kristo në postimin e tij./sosnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here