Kaos në autostradë, disa aksidente brenda pak minutash (foto)

Kthimi i pushuesve të fundjavës drejt kryeqytetit dhe mbi ngarkimi i rrugëve kombëtare me makina ka rritur dhe numrin e aksidenteve.

Në mbrëmjen e kësaj të diele raportohet për disa aksidente automobilsitike që kanë ndodhur në segmente të ndryshme të autostradës Durrës – Tiranë”

Sosnews.al sjell pamje nga një prej aksidenteve të ndodhura në zonën pranë marikajt rreth orës 21 e 45 minuta ku sipasojë e përplasjes së disa mjeteve deri më tani raportohet për dy të plagosur.

Aksidentet e tjera të ndodhura në segmentet pranë sukthit, dhe në aksin Vorë – Qafë Kashari, kanë krijuar flukse të trafikut të automjeteve dhe kaos tek qytettarët që udhëtojnë drejt tiranës.

Mëngjesin e sotëm një shtetase ka humbur jetën  gjatë një aksidenti  automobilistik , ku furgoni me të cilin ajo udhëtonte si pasagjere doli nga rruga.

Policia rrugore ka bërë thirrje të vazhdueshmë për drejtuesit e automjeteve  që të tregohen të kujdesshëm  në rrugë  në mënyrë që të shmangin aksidentet./sosnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here