Kavajë, 3 të vdekur dhe 1 i plagosur, makina përplas këmbësorët (foto)

Rreth orës 22.30 në dalje të qyteti të Kavajës, drejtuesi i mjetit tip Benz ( marrë me qera), me targe AA 615 VO, shtetasi V.C, 24 vjeç për të shmangur disa këmbësorë që tentonin të kalonin nga njëri krah i rrugës në krahun tjetër ka humbur kontrollin mbi mjet, edhe si pasojë edhe e lagështirës mjeti êshtë përplasur me tabelën e një karburanti.

Për pasojë mjeti ka goditur këmbësoret,, ku shtetasja Lumturie Demrozi rreth 46 vjeçe ka humbur jetën, ndërsa vajza e saj shtetasja Xh.D 21 vjeçe ndodhet në spital jashte rrezikut për jetën.

Gjithashtu ka humbur jetën edhe pasagjeri që udhëtonte me këtë mjet shtetasi Gentjan Belba, rreth 23 vjeç.

Mësohet se ka ndërruar jetë dhe drejtuesi i mjetit Vilson Cara 24 vjeç.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./sosnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here