Këpucë me baltë te shtëpia e Safet Gjicit, policia shpall në kërkim sërish Abedin Oruçin

Ne nje kohe qe skandali ne qytetin e Kukesit qe gjeti të përfshirë ish kreun e qarkut të këtij qyteti Abedin Oruci mbushi mediat e portalet se ky i fundit ishte i armatosur, e vërteta është ndryshe.
Por si ndodhi ngjarja në lokalin në pronësi të Oruçit?
Prokuroria e Kukësit në tetor të vitit të kaluar e ka shpallur ish-kryetarin e Këshillit të Qarkut për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, ” Kanosja për shkak të detyrës” si dhe ndërtim pa leje.
Në një kohë që policia ishte nisur për kontrolle për kapjen e tij ajo që ndodhi është për të “vënë duart’’ në kokë sa i përket veprimeve të forcave të rendit.
Pa një plan masash të mirëfilltë për kapjen e personave në kërkim efektivët më në krye zv drejtorin e policisë së qarkut Kukës niset në drejtim të lokalit në pronësi të Oruçit.
Mes forcave të rendit një pjesë e të cilëve janë civilë ka dhe dy punonjës me uniformë të udhëhequr nga zv drejtori i policisë.
Sapo hyjnë në ambientin në pronësi të Abedin Oruçit përballja është me familjarët por ajo që bën përshtypje është se kreu i operacionit të policisë mban në dorë armën e shërbimit.
Në këtë moment gjatë debateve me efektivët për mënyrën e hryjes në një ambient privat në sy të familjarëve sipas të dhënave të policisë pati dhe përleshje. Por ajo që policia fsheh është se arma nuk është e Abedin Oruçit. E vërteta qëndron se arma i është hequr nga dora zv drejtorit të policisë H.K madje zyrtari i lartë ka qëndruar pa armën e tij të shërbimit e cila ju mor nga të afërmit e Abedin Oruçit.
Ende nuk dihet se kur kjo armë i është kthyer zv drejtorit por e sigurt është se ajo ju fsheh atij edhe pas thirrjeve për ta marrë atë.
Në masën e arrestit për të afërmit e Oruçit të përfshirë në ngjarje ajo që bie në sy është deklarata e vëllait, Sejdi Oruçi


Vëllai i Abedin Oruçit për të gjithë këtë ngjarje akuzoi kryetarin e Bashkisë Safet Gjici. Sipas Sejdi Oruçit, Gjici e ka bërë këtë përpara fushatës elektorale, pasi nuk do që vëllai i tij të marrë pjesë në zgjedhje.
Por me datë 14 janar policia i ngarkoi dhe një vepër tjetër Abedin Orucit, atë të kanosjes neni 84 i kodit penal.
Dicka e tillë ndodhi për shkak se në derën e shtëpisë së kryetarit të bashkisë së Kukësit Safet Gjici u gjetën një palë këpucë me taban me baltë. Sipas policisë dicka e tillë është bërë nga Abedin Oruçi ndaj dhe u bë sërish shpallja e tij në kërkim.


Mesazhi i këpuvëce me baltë ende nuk dihet se cfarë do të thotë edhe pse policia e ka klasifikuar si kanosje pasi kemi të bëjmë me kryetarin e bashkisë së Kukësit. Nëse do ishte për qytetarë të thjeshtë, lehtësisht për ta marrë me mend se cfarë do ndodhte. Cështja nuk do ndiqej! SOSNEWS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here