KPK çon në prokurori Petrit Fushën (raporti)

 

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda raportin me rezultatet përfundimtare të hetimit administrativ, për ish-prokurorin,  Petrit Fusha.

Me anë të një njoftimi publik KPK ka bërë me dije se lidhur me rastin në fjalë është vënë në dijeni edhe Prokuroria e Përgjithshme.

Kujtojmë se ish-drejtuesi i Prokurorisë së Tiranës dha dorëheqjen në shkurt të këtij viti.

Në njoftimin e dorëheqjes, Petrit Fusha shprehej se “Pas 32 viteve pune në shërbimin e Prokurorisë, çmoj se përvojën që kam mund ta përdor në dobi të një aktiviteti tjetër me më pak ngarkesë. Koha në të cilën po jetojmë është tejngarkuar me ngjarje e fenomene të drejta e të pa drejta”.

Po cila është arsyeja reale dhe në ç’rrethana e ka dhënë dorëheqjen ish-kryeprokurori i Tiranës?

Petrit Fusha dha  dorëheqjen një ditë pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i ka dërguar rezultatet e verifikimit si dhe ka kaluar barrën e provës për të provuar të kundërtën e konstatimeve të KPK. Konkretisht, KPK i ka dërguar rezultatet e verifikimit më datë 27 shkurt të 2019, ndërsa Petrit Fusha ka paraqitur dorëheqjen në datën 27 shkurt të 2019.

“Iku Fusha që e bëri fushë prokurorinë”

Si i shpërbleu qeveria familjarët e prokurorit me punësim në  administratë

Dorëhiqet Petrit Fusha: Prokuroria nuk është më vendi ku mund të shërbej

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here