KPK  shkarkon nga detyra prokurorin Ndini Tavani, kandidat për SPAK

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin Ndini Tavani, i cili ishte edhe kandidat për SPAK-un. Shkak i shkarkimit është bërë problemi me pasurinë që ka konstatuar komisioni i Pavarur i Kualifikimit, por edhe raporti i DSIK.

Pak ditë më parë prokurori i Tiranës, Ndini Tavani u ballafaqua me diferencat negative në pasuri dhe raportin e DSIK-së që ngriti pikëpyetje për shpërdorim detyre gjatë hetimit të një skeme mashtrimi me TVSH-në si dhe dy hetime të pushuara.

Komisioni konstatoi bilance negative të kursimeve në vitet 2006 deri në 2016 e ndërsa me kontrollin e figurës, DSIK konstatoi përshtatshmëri për të vijuar detyrën, ndërsa sipas komisionit prokurori është i papërshtatshëm për të vijuar detyrën, kjo lidhur për shpërdorimin e detyrës, për shkak të kontakteve me persona të dyshuar për krijimin e vlerës mashtruese me tatimet. Ai kundërshtoi gjetjet e KPK-së dhe kërkoi konfirmimin në detyrë, por Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e shkarkoi sot, ndërsa vetë prokurori nuk ishte në seancë.

Ndini Tavani njihet si një nga prokurorët që ka hetuar dosjet më të nxehta. Ai u transferua në vitin 2012 nga Prokuroria e Vlorës në atë të Tiranës me firmë të kryeprokurores Ina Rama si pjesë e Task-Forcës anti-korrupsion. Tavani ka hetuar ish-ministrin e Punës, Spiro Ksera, dosjen e arrestimit të ish-shefit të Krimeve të Rënda, Fatos Goxhaj si dhe ish-Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani për disa tendera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here