Kush janë 3 bashkëpunëtorët në vrasjen e biznesmenëve në Laç

Një ditë pas njoftimin për arrestimin e Eduart Lamajt, zbardhen emrat e 3 bashkëshpunëtorëve në atentatin e 30 Majit në Laç, ku nga breshëria e plumbave mbetën të vrarë Paulin Gjergji dhe Bujar Lika.

Ata janë Ilir Xhepaj, Elson Alija dhe Klaudio Perkola, të gjithë nga qyteti i Laçit.

33-vjeçari Ilir Xhepaj është personi i cili bashkë me Eduart Lamaj u fut në ambientet e hotelit dhe ekzekutuan me armë dy biznesmenët.

Ndërsa dy të tjerët, Elson Alija dhe Klaudio Perkola, 31 dhe 21 vjeç, janë personat të cilët qëndruan jashtë ambienteve të hotelit, ku nën kërcënimin e armës mbajtën larg djalin e një prej viktimave dhe u siguruan që atentati të shkonte sipas planit.

Katërshja dyshohet se janë vrasës me pagesë dhe drejtoheshin pikërisht nga 33-vjeçari Ilir Xhepaj.

Pasi ekzekutuan Likën dhe Gjergjin, atentatorët udhëtuan drejt Tiranës, ku u përpoqën të fshihnin automjetet e përdorura në atentat, ndërsa Eduart Lamajn, që mbeti i plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit e lanë tek motra e tij.

Kur gjendja shëndetësore e Lamajt u përkeqësua, për shkak të infektimit të plagës, ai shkoi për mjekim në një klinikë private, aty ku dhe u arrestua nga efektivët e policisë së Tiranës, sëbashku me dy mjekët që e kuruan në këmbim të parave.

3 bashkëpunëtorët e Lamajt vijojnë të jenë në arrati./sosnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here