Kush janë pjestarët e familjes Biba që vdiqën në aksident, teksa ktheheshin nga ditëlindja

Festimi i 22 vjetorit të lindjes ka rezultuar fatal për Floridën, vajza e vogël e familjes Biba. Ajo kishte dalë mbrëmjen e djeshme për të festuar ditëlindjen në një lokal në periferi të Tiranës, bashkë me familjen, por nuk arriti të kthehej më gjallë në shtëpi.

Humbja e kontrollit nga drejtuesi i mjetit miku familjes Arlind Aliaj u shkaktoi vdekjen e menjëhershme Floridës 22 vjeç , babait Bardhokut 62 vjeç, nënës Valentina 54 vjeç, ndërsa motra Xhuliana 26 vjeç po lufton me jetën në spitalin ushtarak. I plagosur ka mbetur dhe drejtuesi i mjetit 32 vjeçari nga Puka Arlind Aliaj.

Me origjinë nga Rrësheni i Mirditës, familja Biba ishte zhvendosur prej disa vitesh në Kamëz . Bardhok dhe Valentina Biba ishin prindër të 5 fëmijëve, 1 djali dhe 4 vajzave, e vogla prej tyre humbi jetën sëbashku me ta në aksidentin e mëngjesit të sotëm./sosnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here