“Lamtumirë Kled” 18 vjeçari nga durrësi që vdiq në aksident me motor në Itali

Kledisi është përcjellë për në banesën e fundit në Lamporecchio të Italisë ku jetonte prej vitesh sëbashku me familjen e tij.

Një fund i tmerrshëm dhe një ngjarje tragjike ka përfshirë familjen Gixhari që është e vendosur prej disa vitesh me  banim në  Italisë.

Kledisi vetëm 18 vjeç fëmija i dytë i Shkëlqim dhe Donika Gixharit humbi jetën pas një aksidentit me motorrrin e tij skuter ku për pasojë mbeti i plagosur dhe miku i tij 20 vjeç.

Ai u kishte thënë miqve se do blinte cigare dhe doli me një motorr skuter Aprila 150 sëbashku me shokun e tij, por askush nuk e pa të kthehej. Pak minuta më vonë mesnatën e 22 Tetorit muzika e lartë tek ish Taverna04 kishte dominuar tingujt e sirenave të ambulancës dhe policisë jo shumë larg tyre që sinjalizonin për ngjarjen tragjike.

Arsyeja e aksidentit sipas policisë italiane përvec shpejtësisë është dhe udhëtimi pa kaskën mbrojtëse si nga viktima ashtu dhe nga shoku i tij.

vendi ku ndodhi aksidenti

Të premten banorët e Lamporecchio i dhanë lamtumirën e fundit 18 vjeçarit.

Kledis Gixhari jetonte në Lamporecchio me familjen e tij dhe u shkollua në institutin profesional në “Ferraris Brunelleschi” në Empoli. Një djalë i pëlqyer, madje edhe në fshat, ku kishte një grup të mirë miqsh. “Ishte i mirë gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar, një person me diell, dhe gjithmonë i buzëqeshur ,ai kishte shumë ëndrra, të cilat iu ndërprenë në mes- shprehet një prej banorëve për mediat Italiane.

Homazhe ne shkollen ku studionte Kledis Gixhari

Policia lokale apeloi drejtuesit e motorrëve që të mos udhëtojnë pa kaskë mbrotjëse.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here