Lazarati, aty ky kanabisi vijon të mbillet dhe 2019

Lazarat– Fshati rebel  i qarkut Gjirokastër duket se nuk heq dot dorë nga vesi i vjetër.

Pak ditë më paë  policia zbuloi këto rrënjë të kultivuara në Lazarat.

SOS News sjell fotot ekskluzive të bimëve që  kishin hedhur shtat në  goxha lartësi. Jo më në parcela, por të shpërndara në zona të ndryshme të një banesë me nga 3 deri në 4 rrënjë në një vend.

Por qarku i Gjirokastres  shqetësimin e kultivimit të kanabisit e ka të shtrirë dhe në zona të tjera.

Burime të besueshme i thanë sosnews.al se raportimi policor nuk është pasqyrimi i vërtët i asaj që gjendet në terren. Pasi edhe pse në të vërtetë shkatërrohen parcela të tëra me kanabis, në letra raprotohen shumë pak.

Një rast   që mund të merret si shembul është në njësinë administrative Pogon në kufi me shtetin Grek ku policia në nmes të muajt Gusht zbuloi dhe asgjesoi rreth 3 mijë bimë kanabis por në letra u raportuan rreth 300.

Edhe pse zyrtarisht  Ministria e Brendshme ka vendosur në prioritetet e saj për policinë,  crrenjosjen e kanabisit dhe nxjerrjen e Shqipërisë nga harta e vendeve të origjinës së kanabisit, ende vijon të jetë një fenomen i shtrirë në të gjithë vendin.

/sosnews.al

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here