“Love Story”/ Vrasje në Kavajë pas sherrit mes dy të dashurve, të nënës së tre fëmijëve

Sherri për një femër ka shkaktuar një të vrarë dhe një të plagosur në qytetin e Kavajës.

Një histori tragjike  por dhe e denjë për skenare telenovelash ka ndodhur në qytetin  e njohur për mbylljen që ka ndaj grave. Dy të dashur të një gruaje të martuar (me burrin e burgosur në Gjermani) janë konfliktuar dhe janë përplasur me armë në shtëpinë e gruas,

Dritan Haxholli  41 vjeç ka mbetur i vrarë  në shtëpinë e Marsida Qatja 30 vjeç.

Zyrtarisht policia ka dhënë  versioni paraprak të ngjarjes  ku sqarohet se 41 vjeçari është vrarë gjatë tentativës për tu vetëmbrojtur nga Polici i Burgjeve Bledar Toçi  i cili më parë u plagos në qafë nga viktima.

MArsida Qatja prej disa minutash ndodhej në apartamentin e saj nën shoqërinë e  tre personave (Bledar Toçit , Eri Çela dhe Xhulio Biturkut) kur Dritan Haxholli ish i dashuri ka mbërritur poshtë dritares së ballkonit dhe  i ka dërguar një mesazh 30 vjeçares duke i thënë se ishte poshte dhe duhet të dilte ta shihte.

Kavaje- Shtepia ku ndodhi vrasja e Dritan Haxhollit

Por  sipasojë e refuzimit të saj Dritan Haxholli sipas dëshmitarëve ka tentuar të futet me forcë nëpërmjet kangjellave,  por një ftesë për tu futur brenda shtëpisë e ka detyruar që të ndal sulmin dhe të futet nga dera.

Sapo ka hyrë brenda ai pasi ka parë punonjëis e policisë së burgjeve ka qëlluar në dejtim të tij me automatik. Në tentativë për tu vetëmbrojtur ky i fundit e ka qëlluar  me armën e shërbimit duke e lënë të vdekur në vend.

Policia arrestoi 30 vjeçarin për vrasjen në kushtet e vetëmbrojtjes ndërsa nën  pranga u vendos dhe vëllai i tij  pasi në banesën e përbashkët u gjenden 7 doza kokainë. /sosnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here