Në burg i arrestuari tjetër për masakrën në hotel

Dy ditë pas arrestimit në Tiranë, Ilir Xhepaj ka dalë këtë të hënë para Gjykatës së Kurbinit për t’u njohur me masën e sigurisë. Trupa gjykuese e la 33-vjeçarin në burg. Xhepaj u arrestua mbrëmjen e së shtunës dhe akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit.

Xhepaj nuk e ka mohuar njohjen me personat e tjerë të cilët akuzohen për atentatin në fjalë, por ka hedhur poshtë faktin se ka qenë pjesë e tij.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 30 Majit në një hotel në Laç. Në ekzekutimin e 2 biznesmenëve morën pjesë 4 persona, mes tyre Eduart Lamaj, i dyshuar si autori kryesor, si dhe 3 bashkëpunëtorët Ilir Xhepaj, Elson Alija dhe Klaudio Perkolaj.

Dy të fundit vijojnë të mbeten në arrati./sosnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here