Një tjetër në pranga për vrasjen e dyfishtë në Laç

Ilir Xhepaj ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, mbrëmjen e shtunës. Ai dyshohet si një prej bashkëpunëtoërve në ekzekutimin e dy biznesmenëve Bujar Lika dhe Paulin Gjergji, mbrëmjen e 30 Majit në Laç.

Pas atentatit ai fshihej në një shtëpi në Tiranë dhe u arrestua pasi policia kishte vënë në përgjim bashkëshorten e Xhepës. Ishte pikërisht një telefonatë me gruan e tij që i çoi autoritetet në vendndodhjen e 33-vjeçarit.

Ilir Xhepaj nuk është një emër i panjohur për policinë, madje emrin e tij e gjen edhe si autor të dyshuar të një atentati të ndodhur në fillim të këtij viti, ku Xhepaj qëlloi në drejtim të Zef Markut, i cili arriti të shpëtonte.

Sa i përket ngjarjes së 30 Majit në Laç, Xhepaj dyshohet se është personi që nuk lejoi djalin e një prej viktimave të futej në hotel dhe më pas së bashku me dy bashkëpunëtorët e tjerë në krim ndihmuan Eduart Lamajn që të largoheshin nga vendngjarja.

Ky i fundit mbeti i plagosur në atentatin ndaj dy biznesmenëve dhe u arrestua pak ditë më parë në një klinike private në Tiranë. Lamaj dyshohet si autori kryesor i vrasjes së dyfishtë. Për ngjarjen e rëndë në kërkim mbeten në kërkim dy persona të tjerë, Elson Alija dhe Klaudio Perkolaj./sosnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here