Pamela Qirko zgjidhet në krye të KPK

Pamela Qirko është kryetarja e re e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

“Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se në bazë të ligjit nr. 84/2016, sot, në datën 20.7.2020, ora 17:00, zhvilloi procesin për zgjedhjen e Kryetarit të ri të Komisionit“, njoftoi KPK.

Pas votimit të fshehtë, që u zhvillua në prani edhe të vëzhguesve ndërkombëtarë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Qirko rezultoi e zgjedhur me 7 vota pro.

“Ky rezultat u miratua me vendimin e Mbledhjes së Komisionit nr. 48, datë 20.7.2020. Znj. Pamela Qirko do të fillojë ushtrimin e detyrës së Kryetarit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në datën 21.7.2020“, njofton më tej KPK./sosnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here