Pas 15 vitesh burg për vrasje, lirohet nga qelia Nehat Kulla

Në moshën 66 vjeçare pas më shumë se 14 vitesh burg  “Gjenerali” i Tiranës Nehat Kulla  është liruar nga burgu i Fushë Krujës aty ku vuante dënimin për vrasje të  Halim Gjuzit shofer  i zv ministrit të arsimit në vitin 1998  Halit Shamata.

Nehat Kulla i  njohur si një nga të fortët e kryeqytetit përgjatë viteve 90`  ishte krye i një prej bandave  me bazën në zonën e tufinës aty ku dhe sot ka ndërtuar kompleksin e tij familjar.

Për herë të fundit ai u arrestua  në vitin 2005,  ku dënohet me 20 vjet burg për vrasjen e Halim Gjuzit në vitin 1998 në Golem, shoferi i ish-Ministrit të Brendshëm Halit Shamata.Për sjellje të mirë ai ka përfituar nga gjykata ulje të dënimit me 5 vite.

Kush është Nehat Kulla

I lindur  më 7 Dhjetor të vitit 1953 në Tiranë, Nehat Kulla  ka qenë  pjesë e ushtrisë në pozita të ulta përgjatë viteve të komunizmit. Në rini ai u arrestua për plagosje me thikë të një përsoni  ngjarje për të cilën u dënua nga gjykata.Pas demokracisë në Gusht 1996 Nehat Kulla arrestohet  si i dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve, Gëzim dhe Besim Neziri. Që të dy këta ishin policë. Dënohet me 11 vjet burg nga Gjykata e Faktit Tiranë.

Në vitin Mars 1997

Ai arratiset nga burgu. Gjykata e Apelit hedh poshtë dënimin për vrasjet e 1996, duke e quajtur vrasjen në kushtet e vetëmbrojtjes. Më pas  ai përfitoi amnisti.

Nehat Kulla – pjese e Forcave te Armatosura

Me  12 shtator të vitit 1999

Në aksin rrugor Elbasan – Peqin,Nehat Kulla arrestohet me armë në makinë.  Pas kontrollit në banesë policia i gjeti dhe një arsenal të tërë armësh për të cilat ai u justifikua se ishin të Halit Haklajt dhe ai i kishte marrë nën ruajtje. . Kulla u dënua 8 vjet për akuzat “armëmbajtje pa leje”, “falsifikim dokumentesh” Pas një kalvari prej 2 vitesh , me justifikime  dhe artifice ligjore gjykatat lehtësuan pozitën penale të Kullës duke bërë të mundur lirimin e tij. Doli nga burgu në maj të vitit 2001.

Në  atë kohë  Tirana ishte e ndarë në 4 komisariate dhe Prokurorët e asaj kohe do deklaronin se Nehat Kulla kishte ngritur defakto “komisariatin e pestë” pjesë të të cilit ishin persona me rrezikshëmri të lartë shoqërore dhe të armatosur rëndë që kryenin ngjarje kriminale dhe ngjallnin panik tek qytetarët.

18 shtator 2001

Por, vetëm pak muaj më vonë ai rikthehet në qeli kësaj radhe për rrahjen e disa gazetarëve të të revistës Klan të cilët donin ta intervistonin  ditën që u lirua nga burgu.Për këtë ngjarje dënohet me 5 vjet burg.

Nehat Kulla dhe banda e tij ne vitin 1998

23 dhjetor 2003

Nehat Kulla u lirua nga burgu pas vendimit të  Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës   që arsyetonte se ai duhet të përfitonte ulje dënimi me 1 muaj e 27 ditë para se ti përfundonte dënimië për sjellje të mirë në qeli.

26 Maj 2005

Nehat Kulla  arrestohet për tu mos u liruar deri më sot (13 korrik 2019)  pas një operacioni të mbi 50 efektivëve të RENEA dhe 200 forcave të policisë  në banesën e tij tek “Kafja e Rremës”

24 tetor 2008

Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë dënon me 20 vjet burgim Nehat Kullën për vrasjen e provuar të Halim Gjuzit shofer i zv ministrit të arsimit në vitin 1998 Halit Shamata.

13 Korrik 2019

Në orën 18.00, në moshën 66 vjeçare Nehat Kulla ka dalë jashtë dyerve të burgut të Fushë- Krujës duke rifituar lirinë./sosnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here