Plagoset me sende të forta prostituta në Elbasan

foto nga vendngjarja

Elbasan- Një plagosje me sende të forta ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës mes punonjëseve të seksit në Elbasan. Për pasojë një 30-vjeçare ka mbetur e plagosur pasi është goditur me sende të forta nga 23-vjeçare. Raportohet se 30-vjeçarja është dërguar me urgjencë në spitalin e Elbasanit, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shkak për konfliktin dyshohet të ketë qenë një zënkë për territorin dhe klientët, dhe më pas sherri ka degraduar në përleshje fizike. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here