Polici goditet me thikë në zemër

Një grindje në një familje përfundoi me thikë në zemër për një efektiv të Forcave Shqiponja në qytetin e Gjirokastrës. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:05 të mbrëmjes së të mërkurës, në lagjen 11 të këtij qyteti.

Gjithçka nisi për motive banale. 29-vjeçari Gazegran Ahmetaj, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor, u konfliktua fillimisht me prindërit e tij. Në sherr e sipër ai goditi të ëmën 59-vjeçare me gërshërë në fytyrë. Kjo bëri që babai i të riut të njoftonte policinë.

Me të mbërritur në shtëpinë e familjes Ahmetaj, efektivët e policisë ndërhynë për të neutralizuar 29-vjeçarin. Por në këtë moment ai goditi me thikë një prej efektivëve, duke e plagosur në kraharor.

30-vjeçari Edmond Late u dërgua në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ndihmë mjekësore po merr edhe nëna e autorit të dyshuar të ngjarjes, i cili përfundoi në pranga./sosnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here