Policia arreston pronarin e TV KOHA akuzohet për mashtrim

Policia e Tiranës arrestoi mesditën e së martës (28 Maj2019) ndërtuesin Arben Ismailaga që është njëkohësisht dhe pronari i kompanisë “Media 99”  (Tv Koha).

59 vjeçari është arrestuar në zbatim të masës së sigurisë së vendosur nga Gjykata e Tiranës pas materialeve të referuara nga prokuroria për veprën penale të mashtrimit.

Po ashtu ndaj të gjitha kompanive të tij Përmbaruesi gjyqësorë privat në mars të këtij viti  ka vendosur sekuestro preventive për shkak të mos shlyerjes së një kredie të dhënë nga banka “Raiffaisen Bank” në vitin 2010.

Arben Ismailaga në vitin 2014 arriti ti shpëtonte një procesi tjetër penal  sëbashku me ortakun e tij Gezim Goxhaj, pas akuzave për falsifikimin e një leje ndërtimi.

Sipas akuzës, te pandehurit Gëzim Goxhaj dhe Arben Ismailaga ne bashkëpunim me njeri-tjetrin kane kryer falsifikimin e dokumentit “Leje ndërtimi” Nr.2/1, date  07.06.2012, me qellim përfitimin, qe konsistonte ne lidhjen e kontratës se sipërmarrjes me shtetasin G. Yrsheku.

I pandehuri Gëzim Goxhaj, e ka pranuar se e ka kryer falsifikimin e lejes se ndërtimit, duke e paraqitur atë para noterit për te nënshkruar akt marrëveshjen ndërmjet pronareve te truallit si dhe ndërtuesit, te pandehurit Arben Ismailaga.Sipas organit të Prokurorisë, i pandehuri Arben Ismailaga është administrator i shoqërisë “A-Group” dhe ka qene personi i interesuar për falsifikimin e lejes se ndërtimit duke pasur si qellim hartimin e akt marrëveshjes me pronaret e truallit, veprim i cili është kryer para noterit (akt marrëveshja nr.544 rep. dhe 444 kol., date 04.10.2012).” – Vendimi i Gjykatës së Apelit Nr.1038, datë 27.04.2014

Akuza gjithashtu pretendon se me veprimet e tyre te pandehurit Gëzim Goxhaj dhe Arben Ismailaga kane konsumuar plotësisht elementet e figurës se veprës penale “Falsifikim i dokumenteve” kryer ne bashkëpunim, parashikuar si vepër penale nga neni 186/2 i Kodit Penal e për këtë arsye duhet te deklarohen fajtorë dhe te dënohen.

I ndryshëm ishte vlerësimi përfundimtar i tre gjyqtarëve të Kolegjit Penal të Gjykatës së Apelit Tiranë  Shkëlqim Mustafa, Genti Shala dhe Agim Bendo të cilët çmuan  se “duke mos u plotësuar kriteri i dokumentit, akti objekt akuze nuk e bën veprimtarinë e të pandehurve Arben Ismailaga dhe Gëzim Goxhaj të kundërligjshme, në kuptim të nenit 186 të Kodit Penal dhe në këtë kuptim, të pandehurit Arben Ismailaga dhe Gëzim Goxhaj nuk rezulton ta kenë kryer veprën penale për të cilën akuzohen.”. /sosnews.al

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here