Prangoset Artan Koçeku,  vrau pasi nuk i shlyen borxhin

Në kërkim që prej 12 Dhjetorit të vitit 2017 për vrasje, Artan Koçeku është arrestuar  më në fund nga policia.

Vetëm 19 muaj zgjati arratia e 29 vjeçarit që vrau Angjelin Shkambin për një borxh të pashlyer nga ana e këtij të fundit në vlerën e 30 mijë eurove.

Ditën e ngjarjes Koçeku rezulton se kishte dalë me leje nga burgu  i Peqinit ku vuante dënimin me 8 vite burg për  grabitje të armatosur. Sëbashku me të u arrestua dhe një person tjetër i dyshuar për përkrahje të tij.

Në vitin 2018 Koçekut iu bë një atentat në dalje të qytetit të Shkodrës , ku u dyshua se mbeti i plagosur por ai u largua duke arritur ti shpëtonte dhe policisë.

Backgroundi i 27 vjeçarit Artan Koçeku

I riu me precedentë të theksuar kriminalë u arrestua në vitin 2013 si pjesë e një grupit të përbërë prej 4 personash të cilët grabisnin me armë pika karburantesh. Në atë kohë policia numëroi 8 pika të grabitura në lagje të ndryshme të qytetit verilindor.

Sëbashku me të arrestuarit e tjerë Pashko Qarri, e dy vëllezërit Mikel e Marjan Thani janë dhe autorë të vendosjes së eksplozivit në automjetin në pronësi të efektivit të policisë P.Vuksani në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër në shkurt të vitit 2013.

E shkuara kriminale e Koëekut nuk përfundon me kaq. Sëbashku me dy persona të tjerë të shpallur në kërkim në atë kohë ( Fred Shkembi dhe Tom Gjergji) ata ishin autorë të vjedhjes së 12 dyqaneve po në Shkodër./sosnews.al

Foto ekskluzive e vrasësit në kërkim, Artan Koçeku ekzekutoi Angjelin Shkambin

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here