Reperi shqiptar lirohet pas 8 muajsh burgim

TIRANE- Arkimed Lushaj, është liruar nga burgu rreth 8 muaj pasi u arrestua në një hotel në periferi të kryeqytetit.

I njohur me emrin e artit “Stresi” 32 vjeçari ra në pranga me datën 18 Tetor të vitit 2018 teksa u kap me një pistoletë dhe me një sasi kokaine në dhomën e një hoteli në zonën e Linzës.

Gjykata e Tiranës e ka dënuar Stresin vetëm për armëmbajtje pa leje dhe sipasojë e gjykimit të shkurtuar ai që prej ditës së djeshme ka përfituar lirinë.

Ditën e arrestimit Policia në një njoftim zyrtar deklaroi se “Forca e Ligjit në veprim vë në pranga një nga antarët e një grupi kriminal që operon në Tiranë në lidhje me aktivitetin e kundraligjshëm me tendencë “Trafikim narkotikësh” dhe “Krimeve kundër personit” .

Po ashtu sipas policisë Stresi kishte dalë në përgjime dhe me pjestarët e grupit “Bajri” në shkodër të cilëve iu kërkonte ta ndihmonin për tu larguar nga Shqipëria pasi i kishte keq punët me policinë./sosnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here