Saimir Tahiri rikthehet në pikën zero

Çështja e Saimit Tahirit do të rigjykohet në Gjykatën e Shkallës së Parë. Ka qenë ky vendimi i dhënë të premten nga Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Krimit dhe Korrupsionit.

Ish-Ministri i Brendshëm u dënua vetëm për shpërdorim detyre nga Shkalla e Parë, e në arsyetimin e saj Gjykata e Posaçme tha se gjatë procesit kishte pasur gabime proceduriale. Çështja e Tahirit tashmë do të rigjykohet nga një trupë tjetër gjyqësore.

Vetë ish-Ministri e cilësoi këtë vendim rikthim në pikën zero dhe totalisht të pakuptimtë.

“Nuk e prisja rikthimin në pikën zero. Nëse ka dhe një njëri të dytë që zvarritet si unë më vjen ndot dhe turp për detyrat që kam patur. Është totalisht e pakuptimtë që të vazhdojë kjo thuajse tre vjet. Më vjen turp për detyrat që kam mbajtur dhe kontributin që kam dhënë si deputet. Dua të shkoj deri në fund me drejtësinë. Të gjitha janë të hapura, beteja fillon nga e para”./sosnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here