Skandali/ Policia përplaset me armë gjatë tentativës për arrestimin e Abedin Oruçit në Kukës por nuk ia del

Ish-kreu i Këshillit Qarkut Kukës Abedin Oruçi është tentuar të arrestohet sot nga forcat e policisë në lokalin e tij në periferi të Kukësit.

Ai ishte shpallur në kërkim dhe policia shkoi për ta arrestuar.

Zyrtarisht policia raportoi se Oruçi ka nxjerrë armën të qëllojë, por polici ia hoqi nga dora. Oruçi ka arritur serish tu ikë nga duart policëve. Por ky është një version që përgënjeshtrohet nga familja Oruçi e cila shprehet se ka prova për të kundërtën ku zv/drejtori i policisë së qarkut Kukës Hajri Kushe është futur me pistoletën në dorë bashkë me policë civilë.

Mësohet se policia tentoi ta ndalonte tek lokali në pronësi të tij ku ai ndodhej me familjen dhe të  afërm të tij.

Prokuroria e Kukësit e ka shpallur ish-kryetarin e Këshillit të Qarkut për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, ” Kanosja për shkak të detyrës” si dhe ndërtim pa leje.

Ndërkohë që para 2 muajve ka dalë urdhër ndalimi për 3 vepra penale por kur policet shkuan të ekzekutojne vendimin, nuk e kapën dot, pra ky urdhër ndalimi nuk është ekzekutuar (urdhri është ende në fuqi).

Ndërkohë që një tjetër procedim tjetër penal është për armëmbajtje pa leje. Në këtë rast prokurori i kërkon gjykatës masë sigurie në mungesë arrest me burg, gjykata i cakton detyrim paraqitje për armëmbajtjen

Abedin Oruci ka garuar në zgjedhjet vendore si kandidaturë e Bindjes Demokratike ndërsa para zgjedhjeve ka qenë Kryetar i Këshillit të qarkut Kukës.

Në pamundësi për të arrestur Abedin Orucin policia e Kukësit njoftoi se kishte arrestuar 6 persona të tjerë që kundërshtuan policinë dhe që ndodheshin tek lokali i Oruçit.

Të arrestuar:

  1. Besmir Muçmata
  2. Ermir Marku,
  3. Behar Durakun
  4. Gazmend Oruçin,
  5. Zekria Shehu
  6. Egland Ollomani. 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here