“Spiunonte” te trafikantët, arrestohet efektivi i Delvinës

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në bashkëpunim me Prokurorinë e   Sarandës arrestuan punonjësin e Policisë N/Komisar Shpëtim Kripa, 32 vjeç, specialist për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë së Delvinës.

Sipas bluve ndalimi i 32 vjeçarit u bë pasi në disa raste ai kishte bashkëpunuar me disa trafikantë hashashi në zonën e Sarandës dhe Delvinës.

32-vjeçari dyshohet se u jepte këtyre personave dhe informacionin e nevojshëm për operacionet policore. Ndërkohë prokuroria vijon hetimet për të zbuluar nëse ka punonjës të tjerë të Policisë të përfshirë në këtë aktivitet.sosnews

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here