Tahiri dënohet për shpërdorim detyre, 5 vite burg i konvertohen në 3 vite shërbim prove

Trupa e Gjyqtarëve të Gjykatës së Krimeve të Rënda ka marrë vendim për Saimir Tahirin. Ish-ministri nuk do të shkojë në burg, por do të jetë për 3 vite në shërbim prove.

Gjykata ka rikualifikuar akuzën në “shpërdorim të detyrës”, duke e dënuar Saimir Tahirin me 5 vite heqje lirie, por ky vendim është konvertuar në shërbim prove për 3 vite.
Prokuroria e akuzoi ish-ministrin për tre vepra penale: “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”.

Këto 3 akuza nuk u pranuan nga tre gjykatësit, të cilët e dënuan Tahirin për “shpërdorim prove”, akuzë që nuk ishte bërë nga Prokuroria. Tahirit i është ndaluar gjithashtu për tre vite marrja e posteve publike.

Pasi doli nga gjykata Tahiri u shpreh: “Gjykata tha nuk jam kriminel, nuk jam trafikant, nuk jam pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, por meqë me disa kushërinj kemi përdorur një makinë, jam shpallur fajtor për shpërdorim detyre”.

“Do të ishte shumë më fisnike ta kishin bërë si burrat të më dënonin për trafik dhe t’i binin shkurt, kështu është edhe qesharake. Dy vjet jam hetuar si pjesë e një grupi kriminal që kam bërë trafik droge, sot gjykata thotë jo nuk e ke bërë këtë, nuk je as pjesë e grupit kriminal, nuk je as trafikant, nuk ke ndihmuar në trafik droge, nuk ke bërë trafik droge. Po me aq sa dëgjova dhe arrita të kuptoj, meqë kushërinjtë paskan përdorur emrin tim, unë kam shpërdoruar detyrën. Çfarë t’ju them, Zoti ju ruajt dhe juve, mos iu përdortë njeri emrin se e hëngrët.Unë nuk konsideroj asgjë fitore, kjo është vetëm maja e betejës time. Po prisni deri nesër, edhe mua më duhet kohë ta kuptoj këtë që ndodhi. Më la pa fjalë sesi gjykata më quajti mua përgjegjës për shpërdorim detyre, përse disa kushërinj të mi përdorën emrin tim. Duhet të gjej edhe unë një shteg sesi ta lexoj vendimin e gjykatës, sepse e kam të pamundur sot.” – tha Tahiri.

Edhe Jaeld Çela, ish-drejtor i Policisë së Vlorës u shpall fajtor mbi akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Çela u akuza për veprat penale “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”. Asnjë nga këto akuza nuk u pranua nga Gjyjkata, e cila e shpalli fjator për “shpërdorim detyre”.

Ai nuk i ka shpëtuar dot burgut. Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur dënimin me 3.4 vite burg ish-policin, i cili ndodhet ende në arrati.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here