Tiranë, Aksidenti u merr jetën dy vajzave të mitura në Bërzhitë

Aksidentet me vdekje  janë kthyer në një emergjencë kombëtare.   Dy të mitura kanë  humbur jetën pas një aksidenti të ndodhur pranë fshatit Bërzhitë në kryeqytet. Mjeti i cili drejtohej nga 18 vjeçari Francesk Shaba ka dalë nga rruga si rezultat i lagëshirës në rrugë dhe humbjes së kontrollit. Në spital ndodhen të shtruar si të plagosur dhe tre persona të tjerë që ndodheshin në automjet.Sosnews.al sjell pamjet paki minuta  pas aksidentit nga vendngjarja.

Dy viktimat e aksidentit

Informacioni zyrtar i policisë

Në aksin e vjetër rrugor, në Bërzhitë, automjeti me drejtues shtetasin Francesk SHaba,18 vjeç,  si pasojë e lagështirës ka dalë nga rruga.

Për pasojë  kanë ndërruar jetë dy nga pasagjeret  në automjet,  Denada Tarja, 17 vjeçe dhe Suada  Serani, 17 vjeçe.

Drejtuesi i automjetit  F. SH së bashku me dy pasagjerët e tjerë O. M, 14 vjeç dhe L. M, 14 vjeç ndodhen në SQU nën kujdesin mjeksor.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Video – Aksidenti me dy viktima ne Berzhite

Posted by SOS News on Sunday, 10 November 2019

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here