
Brenda pak orësh në kryeqytet janë shënuar dy aksidente me pasojë humbjen e jetës së dy personave.
Sipas të dhënave zyrtare nga policia rrugore mësohe se mbrëmjen e së ejntes , në rrugën “Asim Vokshi ” pranë shkollës “Harry Fultz” , një makinë tip “Volsëagen”, ka përplasur për vdekje këmbësorin 69-vjeçar S.Shehu. Për këtë aksident është arrestuar 22-vjeçari me inicialet E.Q.
Po ashtu në rrugën e “Dibrës” është regjistruar një tjetër aksident, ku humbi jetën një tjetër këmbësor , 60-vjeçari me inicialet G. M. Sipas njoftimit të policisë, shkak i aksidentit është bërë shoferi me inicialet G.B cili po drejtonte mjetin në gjendje të dehur, ky i fundit u arrestua./sosnews.al
