Tiranë, tjetër aksident me vdekje, mësoni ku ka ndodhur

Foto ilustruese nga nga nje aksident ne tirane ne rrugen ferit xhajko

Aksidentet automobilistike po marrin jetën e shumë njerëzve në kryeqytet. Para pak minutash u shënua një tjetër aksident tragjik  me vdekje, ku një 70 vjeçar  teksa kalonte rrugën është përplasur nga një automjet.

Njoftimi paraprak i policisë

Në rrugën “Ferit Xhajko” pranë ish Restorant Durrësit mjeti i ambulancës me drejtues shtetasin H., G ka humbur kontrollin duke aksidentuar këmbësoren F.,S rreth 70 vjeçe.

Si pasojë shtetasja ka ndërruar jetë në SQU

Drejtuesi e mjetit ndodhet aktualisht i shoqëruar në komisariat.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Bilanci në 24 orët e fundit është 4 të vdekur 2 të plagosur ndërsa brenda një jave numri i viktimave nga aksidentet rrugore në tiranë ka vajtur në 6 persona./sosnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here